• |
ide | kryesore

Gjak dhe trup i shtrirë përtokë, pamjet e para të aksidentit me dy të vdekur në Durrës (Video)

Lajme, Të fundit



Gjak në tokë, copa xhamash e pjesë makinash, një njeri i dergjur në tokë. Këto janë pamjet e para nga aksidenti tragjik në autostradën Tiranë-Durrës, pranë Maminasit, ku gjetën vdekjen 60-vjeçarit Bujar Agalliu, shofer taksie dhe pasagjerja e tij Elena Abdillari, 23 vjeçe.

“BalkanWeb” ka siguruar pamjet e para pas aksidentit, ku taksia me targa DR 475 TX përfundoi duke u përplasur me rrethimin e një karburanti, pasi u godit nga një mjet tip “Benz” me targa AA 060 SP. Një prej dëshmitarëve dëgjohet teksa rrëfen në video se si i kanë ardhur pranë copat e xhamit të makinave në mënyrë të menjëhershme.

Më pas një tjetër iu thërret punonjësve të karburantit të mbulojnë një prej viktimave që ndodhet në tokë. Por më pas zbulojnë se në makinë ishte dhe një person tjetër./ BW

 

 



1 Comment

  1. Te gjithe portalet ne Shqiperi duhen zhdukur nga faqja e dheut! Mungese totale e respektit kundrejt viktimave, dhe privatesise! Kriminele!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *