• |
ide | kryesore

Gjeografia e korrupsionit/ Kush janë liderët e ngjashëm me Edi Ramën nëpër botë

Kryesore



Për t’i joshur biznesmenët italianë, Edi Rama përsëriti pak ditë më parë një krahasim që duket interesant; se shqiptarët nuk janë shumë të ndryshëm nga italianët. “Italianët këtu e ndjejnë veten si në shtëpinë e tyre. Ka një mënyrë të jetuari në Shqipëri që ngjajnë si dy pika uji me jetesën në Itali, por me ndryshimin se këtu taksat janë më të ulëta” tha kryeministri.

Kuptohet se me këtë që thotë Rama tërthorazi jep idenë se edhe ai vetë, duhet t’i ngjajë kryeministrit të Italisë, në këtë rast Paolo Gentilonit.

Krahasimi tingëllon ekzotik kur e dëgjon. Italia dhe Shqipëria nuk janë shumë larg dhe temperamenti mesdhetar i dy popujve përmendet shpesh si shenjë ngjashmërie. Çështja është që nëse krahason sigurinë, shërbimet në tërësi si spitalet, arsimi, pagat etj, kuptohet se flitet për dy botë larg njëra-tjetrës.

Raporti i Transparency International për perceptimin e korrupsionit, që u publikua këtë të mërkurë, e renditi Shqipërinë në vendin e 91 për vitin 2017.

Bazuar tek raporti i Transparency International për perceptimin e korrupsionit, Lapsi.al vëzhgoi se kush janë vendet e ngjashme me Shqipërinë dhe drejtuesit e shteteve të ngjashëm me Edi Ramën. Kultura e korrupsionit në këtë rast është kriteri i vetëm.

Siç tregon renditja, mbi Shqipërinë është një shtet me emrin Suaziland, ndërsa më poshtë vijnë me radhë Bosnje-Hercegovina, Guajana, Sri Lanka dhe Timori Lindor.

Më shumë se me Merkel, Macron, Gentiloni etj, të ngjashmit e Ramës dhe të shqiptarëve janë politikanë dhe popuj të Amerikës Latine, të Afrikës apo të Azisë.

SUAZILANDI

Mbretëria e Suazilandit është një vend i vogël në jug të Afrikës, në kufi me Mozambikun dhe Afrikën e Jugut. Me një popullsi prej 1.2 milion banorësh, Suazilandi është nga të fundit monarki absolute në botë.

Mbreti “Mswati III” u ul në fron, kur ishte 18 vjeç dhe që atëherë mbretëron bashkë me 15 gratë e tij. Në mediat ndërkombëtare citohet të ketë thënë se “demokracia nuk është e mirë për popullin tonë”. Partitë politike nuk ekzistojnë, ndërsa ministrat caktohen me dekret nga vetë mbreti “Mswati III”.

Sado i çuditshëm të duket në sytë e shqiptarëve ky vend afrikan, në raportin e perceptimit të korrupsionit, Transparency International e rendit Suazilandin më lart se Shqipërinë, pra më pak të korruptuar.

Në renditjen e korrupsionit, Shqipëria (me 38 pikë) ka një pikë më pak se Suazilandi (me 39 pikë) dhe të njëjtën vlerë me Bosnje-Hercegovinën (38 pikë).

BOSNJE-HERCEGOVINA

Bosnje-Hercegovina u vlerësua në raportin e Transparency International me 38 pikë. Ky vend po përpiqet ta marrë veten pas një luftë tre vjeçare shkatërruese, që u zhvillua pas shkëputjes nga ish Jugosllavia. Konflikti i vitit 1992-1995 shkaktoi qindra mijëra viktima dhe rreth 2 milion refugjatë. Tre grupet etnike më të mëdha janë boshnjakët, kroatët dhe serbët. Lufta la pas një infrastrukturë të dëmtuar rëndë dhe një ekonomi të dobët.

Nga marrëveshja e Dejtonit dolën Federata e Bosnje-Hercegovinës dhe Republika Serbska, secila me presidentin e vet, qeverinë, parlamentin dhe policinë.

Konflikti etnik po frenon zhvillimin dhe luan një rol kyç në nivelin e korrupsionit. Kryeministër i Bosnje-Hercegovinës është Denis Svizdiç, i cili duhet të përballet me problemet që i nxjerrin liderët serbë brenda vendit, të mbështetur edhe nga Rusia.

GUAJANA

Guajana është një shtet i vogël në Amerikën Latine i populluar nga indigjenët dhe popullsinë e ardhur nga India, skllevërit e Afrikës, kinezë dhe europianë. Njësoj si Shqipëria, Guajana ka 38 pikë në raportin për perceptimin e korrupsionit.

E kufizuar nga Venezuela dhe Suriname, Guajana e fitoi pavarësinë në vitin 1966. Deri atëherë ka qenë një koloni britanike dhe sot është vendi i vetëm anglisht-folës në Amerikën Latine.

Tensionet etnike në Guajana janë konstante për shkak të përplasjeve mes banorëve me prejardhje afrikane dhe atyre indiane. Konflikti i ashpër politik ka krijuar destabilitet dhe për pasojë korrupsioni mbetet një problem i vazhdueshëm.

Pavarësisht se ka rezerva të pasura në ar dhe minerale, Guajana mbetet një vend i varfër në kërkim të investimeve të huaja. Vitet e fundit, mes Guajanës dhe Venezuelës është rindezuar një konflikt për kufirin, pas zbulimit të rezervave të naftës.

Moses Nagamootoo (shiko foton më lart) është kryeministri i Guajanas. Për momentin ai është në pozicion të vështirë për shkak të negociatave me Venezuelën në lidhje me kufirin mes dy vendeve.

SRI LANKA

Sri Lanka, shteti ishullor në jug të Indisë tërheq çdo vit mijëra turistë për bukuritë e tij natyrore, por vendi është rrënuar nga një luftë civile e gjatë, për shkak të problemeve etnike mes shumicës Sinhalese dhe minoritetit Tamil.

Pas 25 vitesh dhune dhe vrasje, konflikti mbaroi në vitin 2009. Qeveria vuri nën kontroll zonën e fundit të kontrolluar nga Tigrat e Tamilit. Gjithsesi krimet dhe vrasjet nga të dy palët ende vazhdojnë.

Ranil Wickremesinghe (foto më lart) është kryeministri i Sri Lankës. Opozita dhe lëvizja nacionaliste e ka kundërshtuar fort regjimin e tij me protesta të dhunshme, të gjitha nën sfondin e një lufte civile, ku nuk kanë munguar edhe përplasjet me armë, përfshirë edhe bombardimet me avionë.

TIMORI LINDOR

Njësoj si Shqipëria, Timori Lindor ka 38 pikë në renditjen e perceptimit të korrupsionit në raportin e Transparency International. Rruga e Timorit Lindor drejt pavarësisë ka qenë e vështirë dhe deri në maj të 2002, vendi ka kaluar disa momente traumatike. Deri në 1975, Timori Lindor ishte koloni e portugezëve, por me tërheqjen e tyre, vendi u pushtua nga Indonezia që vazhdoi shtypjen me dhunë lëvizjen për pavarësi.

Populli i këtij vendi ka vuajtur disa nga masakrat më të tmerrshme të kohëve moderne, në luftën e tyre për vetëvendosje.

Mari Alkatiri (foto lart_ është kryeministri i Timorit Lindor. Një nga momentet më të vështira të karrierës së tij politike është ajo e majit të vitit 2006, kur vendi ishte në prag të luftës civile. Alkatiri u akuzua se kishte organizuar një skuadër-vrasësish që kishin në shënjestër kundërshtarët e tij politikë.

Lapsi.al vëzhgoi rezultatet e raporteve të perceptimit të korrupsionit që nga viti 2009. Rezultatet janë katastrofike. Shqipëria ka qenë dhe mbetet lider në rajon dhe në Europë, për korrupsionin. Pavarësisht ndryshimit në renditje, jemi përherë të fundit, bashkë me Bosnje-Hercegovinën dhe Kosovën që kanë dalë nga lufta.

Për këto arsye, ta quash jetesën e shqiptarëve të ngjashme me atë të italianëve nuk është as interesante dhe as ekzotike. Deklarata ngjan më shumë me gënjeshtrat cinike dhe të trasha që i thuhen tribuve të pagdhendura, për t’ia zgjatur nënshtrimin.© Përgatiti për Lapsi.al, Dorian Kodra



12 Comments

  1. Ka bere shtet RAMA por shtet hajdutesh qe bejne reklama vetem me mashtrime. Deri ku dona coi egzotiku ipolitikes shqiptare qe na mbushi me uje demokracine, e po na emmbyt fare.. A ka sy, veshe e tru ky i marrosur? Por dallga e vullkanit po i afrohet, stuhia popullore edhimbjes shpirterore nuk do durohet me, por ateher do jete vone. Pushtetiqe e ke marre me vjedhje, e mashtrime, sot te duket i embelne tufen e servileve e oligarkeve, por neser do hashe dheun me dhembe, per gjithe keto bema si nje pushtues i popullit tend. NUK DO JEMI LARG.

    1. sociolog ta gjej un nji qenef negjmije me i felliqur ai i kolumbis.pra esht kursyer shqiperia,sepse shtetet e permendura nuk i kan mbreterit e kryeministrat e droguar si rama.pra jemi shum me keq.sociolog kush te ka faj ty e rames qe i thithet metes ngjal e pall ne lalez,me siguri jo saliu por droga qe merrni.ani sociolog tash han se paku ngjal presidenciale e thith pall presidenti.ju sikur i that hajn me ze dhe figur e e bet president.ja pra qe rama shte me MUT SE KETA,bastar e kokpalare.

    2. Looool Bravo! Nje koment me vend.
      Mund ti thuhet cte duan Rames, por vete tabela e publikuar nga Lapsi tregon qe nota e Shqiperise eshte rritur gradualisht qe nga viti 2013 kur Rama erdhi ne pushtet. Keshtu qe keto lajme me psikologji inverse jane thjesht indikacion i problemeve psikike te rrogetareve te artikujve

  2. Ju b… q… e lapsit do beni mre te gjeni me pare se kush jane liderat e ngjashem me Sali kriminelin neper bote.

  3. Shume te mire per te lundruar ne internet.Keshtu e merrni pagen e larte Ju?Duke bere propagande sipas qejfit te pronarit tuaj.Te sigurte te jeni Ju dhe gjithe opozita .PS eshte ne pushtet edhe per dy legjislatura te tjera.
    Falimenderit

  4. Ka dy institucione ndërkombëtare që meren me nivelet e korrupsionit e krimit në botë.
    Transparence International dhe Amnesty International.
    Edhe nga vetë emërtimet e tyre, e kanë një domethënie.
    Njeri institucion lufton për transparencën e goditjes së korrupsionit e krimit e tjetri që nga emërtimi duket se merakoset për amnistinë e tyre.
    I lexova të dy deklaratat e këtyre institucioneve e dukshëm dallohej se hulumtimi i Transparence International bazohej mbi sondazhet e kryera në popull, kurse tek Amnesty International tek mediat.
    Në deklaratën e TI bëhet renditja e nivelit të korrupsionit sipas dëshmive të mbledhura tek qytetarët, kurse AI mbështetet tek “dëshmitë” e mediave.
    TI me sondazhin e fundit për vitin 2017, e nxjerr Shqipërinë 8 vende më poshtë se një vit më parë duke ja adresuar shtimin e korrupsionit e krimit qeverisjes, pra politikës, kurse AI pranon se në Shqipëri “pak është bëre” në luftën kundër korrupsionit, dhe si të vetmin argument që paskej ndikuar në “përkeqesimin e korrupsionit”, na qenka një gjykatës me emrin Gjin Gjoni që ka hedhur në gjyq dy gazetarë që sipas tij kanë shpifur.
    AI “përshendet” Taivanin që paskej miratuar martesat homoseksuale, si një pikë kulmore të demokracisë pa u kujtuar se çfarë rezultati do të nxirrte një somdazh i përgjithshëm popullor për këtë problem.
    E kuptoj dhe e mbështes me forcë ndëshkimin e cilitdo që përdor dhunë apo qoftë ofendon ata që kanë mardhënie homoseksuale, por që të “amnistosh” e të përshëndetësh si vlerë këto farë “martesash”, kjo më duket se nuk përputhet gjëkundi me kuptimin e demokracisë ku vlerësohet shumica absolute, por në të kundërt pakica.
    Ngado që ta marësh, fenomeni i homoseksualizmit, ndonëse në vetvete nuk mund kursesi që ta quash krim, është një anormali me pasoja në të ardhmen e progresit të shoqerisë njerzore. Pa hyrë në detaje e fakte, do të bëja pyetjen e thjeshtë :
    Në mbi 7 miliardë njerëz që ka bota, sa njerëz mund të ketë me devijime seksuale ? Nëse do të behej një statistikë do të rezultonte një pakicë shumë e vogël, shumë shumë më e vogël se numuri i njerëzve me probleme shëndetsore që mund të jenë mbi 70% e popullsisë së botës.
    Shkencat e qeveritë kanë bërë e bëjnë investime të fuqishme që të gjejnë rrugët e mundësitë për të mbrojtur shëndetin e njerëzve e për ti kthyer ata në normalitet, e do të ishte paradoks që të pershendeteshin ata që kanë sëmundje infektive, që bëkërkan “heroizmin” që jua a transmetojnë bakteriet apo virusin e tyre të tjerëve.
    Nuk dua kursesi që të krahasoj sëmundjet në tërësi me fenomenin e devijimit seksual, sepse ndërmjet homoseksualëve në tërësi mund të ketë shumicë të njerëzve fizikisht e intelektualisht të një niveli mbi mesataren.
    Por sidoqoftë, sado mund të përpiqem që të gjej vlera në “martesat” homoseksuale, llogjika e fakteve mund të shkojë vetëm tek “liritë njerëzore”.
    Jo çdo liri e një grupi shoqeror, mund të trajtohet si vlerë demokratike e përgjithëshme.
    Harohet se liria e legalizimi i martesave homoseksuale, i kundërvihet lirisë e të drejtës së miliarda fëmijve, që do të donin të kishin një baba e një nënë, kur të arrinin në moshën e pjekurisë, veç rrezikut tjetër që duke e quajtur martesën homoseksuale si një vlerë, dashur pa dashur ke bërë propogandën e nxitjen e fëmijve e të rijve, që të “provojnë” për kuriozitet ketë “vlerë”
    Çfarë do të përfitonte shoqëria njerëzore, nëse 70% e saj do të shndroheshin në homoseksuale e të bëjnë martesa njëgjinore ?

    1. Do perfitonte qe te mos pillej me si qen dhe oligarket te perfitonin nga familje hetero me 100 kalamaj per te rritur, por do kishte 1 apo 2 te bere ne epruvete dhe te spastruar gjenetikisht nga semundje apo gene te papershtatshme, gje qe nuk behet aktualisht kur derdhet kari ne pidh. Per me teper, nuk do kishte detyrimisht ngerce per te shijuar organin gjenital te te njejtit seks po te pelqeu. Nqs ke kar vete dhe befas kupton qe nje kar nuk eshte edhe aq i keq per ta thithur apo per te luajtur me te, nuk do e humbje kete shans per shkak te nje ngerci diktatorial qe ke ne mendje se duhet pjelle qe te jesh ne rregull me zotin, shoqerine, families, apo struktura imponuese si keto. Pra do mund ta shijoje karin dhe spermen pa ngerce dhe presione, por do halladiteshe me qejf dhe me gezim. Familja, shoqeria dhe bota jote shpirterore gjithashtu do te ishin me te kenaqura sepse ti do reflektoje me shume gezim. Nderkohe qe tani fton vetem debat dhe sherr per shkak te mentalitetit percares qe ke, te cilin mund te ta mbeshtese ndonje grup personash negativ, por jo ata qe duan gjitheperfshirje. As te mos kesh dyshimin me te vogel ti qe do ftoje sherre e konflikte me ideologji te tilla, sidomos ne ditet e sotme.

  5. Ore GAC, anonymus, e ipaemer, okoqe, me duket se je gardiani i psikopatit RAMA, se gjithemone na e permend batuten e atit tend shpirteror, Kryekiminelit E< HOXHES,,, _–Nga fitoria, n fitorje, . Je parashikues ne ndonje gjeriz i qelbesirave, qe mesa duket te hedh ndonje thele mishi te ngordhur padroni, e ti vjen e na leh ne kete portalO katile te koheve moderne, ne demokraci keshtu sic e ka katandisur i marri pushtetin, vetem pushtet nuk ka, sepse i ka pushtuar psikopatime qelbesirat si puna tende. por popullithote; HAJT SE MBAS QAFE E KANE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *