• |
ide | kryesore

Identifikohet shoferi që shkaktoi aksidentin e rëndë me dy të vdekur në Maminas

Lajme, Të fundit



Policia e Durrësit ka arritur të identifikojë shoferin e automjetit tip “Benz” që shkaktoi aksidentin e rëndë me dy të vdekur në autostradë, pranë Maminasit. Mësohet se ai është 34-vjeçari Fatjon Zhaporja, i cili rezulton pronar dhe shofer i makinës tip “Benz”. Dyshohet se Zhaporja udhëtonte me një tjetër person kur ndodhi aksidenti. Ai është shpallur në kërkim nga policia. Shoferi i “Benz”-it pas aksidentit u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Automjeti tip “Benz” me targa AA 060 SP që drejtohej nga Zhaporja goditi nga pas automjetin taksi ku udhëtonin dy viktimat Bujar Agalliu, 60 vjeç dhe Elena Avdillari, 23 vjeçe. Taksia më pas u përplas me bordurën e karburantit dhe fluturoi në ajër. Dy personat gjetën vdekjen e menjëhershme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *