• |
ide | kryesore

Kosovë/ Lista Serbe deklaron votën kundër demarkacionit

Lajme



Lista Serbe njoftoi se nuk do ta votojë marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi. Në një komunikatë dërguar mediave serbe, Lista Serbe ka thënë se mediat po japin deklarata të pavërteta sikur lista serbe do votojë pro demarkacionit.

“Nuk është në marrëveshjen e koalicionit me PAN që të përkrahim demarkacionin me Malin e Zi dhe nuk biem pre. Do të vazhdojmë luftën për të mirën e serbëve në Kosovë. I bëjmë vërejtje popullit serb në Kosovë që herë pas here do të ketë tentime që Lista të paraqitet e tillë para të tjerëve. Kjo ka sjellë pasiguri te serbët që jetojnë këtu”- thuhet në njoftim.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *