• |
ide | kryesore

Lajm i Fundit/ Klos, shembet masivi i dheut në minierë, 5 të plagosur, 2 në gjendje të rëndë

Lajme, Të fundit
miniere.jpg



Pesë minatorë janë plagosur në minierën e Shën Gjunit, pasi i zuri masivi i dheut dhe gurëve gjatë punës. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, ndërsa dy prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Ndërkohë, Kompania AlbChrome njofton se ditën e sotme, në orët e para të mëngjesit në Traverbankun e Klosit ka ndodhur një avari në të cilën janë aksidentuar 5 punonjës.

Dy prej minatorëve të plagosur janë nisur drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar, ndërsa tre të tjerët që paraqiten jashtë rrezikut janë transportuar në spitalin e Burrelit. Ndërkohë që kanë nisur hetimet për kushtet e punës në minierën e Shën Gjunit.



1 Comment

  1. Ah sa keq per keta njerez..
    Si nuk ngrihet njeri per ta, ata punojne per buken e gojes nen toke me sigurine zero!
    E njerezit i kane syte nga kullat dhe teatri i Tiranes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *