• |
ide | kryesore

SHBA, ndalohen pajisjet që shtojnë kapacitetin e armëve

Planet



Presidenti amerikan, Donald Trump ka hedhur hapin e parë drejt ashpërsimit të politikave për përdorimin e armëve, pas shtimit kohët e fundit të rasteve të masakrave me armë që i kanë marrë jetën dhjetëra personave.

Trump nënshkroi ligjin që ndalon shitjen e pajisjeve që shtojnë kapacitetin goditës të armëve. Pajisjet me vlerë rreth 100 dollarë, shumëfishojnë të shtënat e armëve brenda një kohe të caktuar dhe i shndërrojnë armët gjysmë-automatike në mitralozë.

Pajisje të tilla përdori autori i masakrës së Tetorit të kaluar në Las Vegas, Stivën Padok, i cili nga dritarja e katit të 32-të të një hoteli vrau 58 pjesëmarrës në një koncert. Presidenti Trump tha se po shqyrtonte mundësinë për të tjera masa të ashpra, pas sulmit të javës së kaluar në një shkollë të mesme në Florida, ku humbën jetën 17 persona. Ngjarja ka shtuar zërat për politika më të ashpra për dhënien e lejeve për përdorimin e armëve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *