• |
ide | kryesore

Tentoi të godiste me thikë trajnerin e Vllaznisë, policia jep detaje

Lajme, Të fundit



Pas ngjarjes së rëndë që ndodhi sot gjatë stërvitjes së klubit të Vllaznisë, ku një person tentoi të godasë me thikë trajnerin Ernest Gjoka, policia njofton se po punon për kapjen e këtij personi.

Në njoftimin e shpërndarë për mediat, policia zbulon se është njoftuar në ora 17:00 për ngjarjen dhe deri tani ka zbuluar dinamiken e ngjarjes. Një person i maskuar iu afrua trajnerit Gjoka, dhe ky i fundit ka kuptuar se rrezikohej dhe është shmangur, duke rënë në tokë. Personi i maskuar këtu u largua me vrap dhe aty iu pa në dorë një mjet prerës që dyshohet se ishte thikë.

 

 

Shkodër Informacion Paraprak: 

Me datë 22.02.2018 rreth orës 17:00, salla operative ka marrë një njoftim se afër portës hyrëse të një fushe sportive, një shtetas i është afruar trajnerit të Vllaznisë, E.Gj, i cili ka qënë në shoqërimin e një shtetasi tjetër të quajtur G. L, dhe e ka sulmuar duke goditur me grusht.

Trajneri i Shkodrës është shmangur duke kundërvepruar ndaj sulmuesit dhe në ato momente ka rënë tokë.

Pas kësaj personi është larguar me vrap, ku në ikje e sipër është vënë re në dorën e tij një mjet prerës në dukje si thikë.

Shërbimet e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punohet për kapjen e këtij të fundit



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *