• |
ide | kryesore

Veliaj intimidon gazetarët/ Sulmon LIVE Rakipllarin dhe Liperin

Lajme, Të fundit



Kryebashkiaku Erjon Veliaj është përplasur me gazetarët në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan, por u është shmangur shumicës së pyetjeve. Disa herë në vështirësi ai është hedhur në sulm duke intimiduar gazetarët e pranishëm.

Këmbënguljes së gazetares Ornela Liperi nëse në sheshin pas godinës së re të Teatrit do të ketë ndërtesa të larta, Veliaj nuk ka dhënë një përgjigje të qartë. Kryebashkiaku i Tiranës tha se aty një pjesë e hapësirës ishte e bashkisë dhe pjesa tjetër i takonte privatit.

Ai nuk pranoi të fliste për kulla, apo ndërtesa të tjera që do ndërtohen rreth tij, por tha se prona e bashkisë nuk do të tjetërsohet ndërsa prona private do të zhvillohet prej tyre.

Gjatë debatit, Veliaj iu drejtua Liperit me fjalët: “Shpirti vogël, prit kekun të piqet…” si për të thënë se asgjë nuk është vendosur ende.

Nuk është lënë pas me akuza nga Veliaj edhe kryeredaktori i Panoramës, Robert Rakipllari të cilin kryebashkiaku e quajti “biznesmen”, “gjitholog”, etj…

“Do bëhemi “Disko Lajme” me këtë emision. Je komplet jashtë” – i tha Veliaj, Rakipllarit dhe për ta vënë edhe më në siklet e pyeti nëse është ende aksioner në një universitet privat, por gazetari e mohoi. ©LAPSI.al  



1 Comment

  1. Ky lloj personazshi tragjikomik esht shembulli se maskaralleku nuk ka fund dhe se nga ky vend duhet te ikim sa me shpejt . sa keq ky vend esht i pa shprese perfundiisht

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *