• |
ide | kryesore

Veliaj: Teatrin Kombëtar do ta shembim sepse sëmuri aktorët me kancer

Lajme, Të fundit



Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj u shpreh i vendosur për të shembur godinën e Teatrit Kombëtar. Në studion e “Opinion” në Tv Klan ai tha ndër të tjera se kjo godinë nuk ka asnjë vlerë monumentale për shkak të amortizmit të tejskajshëm.

Për ta bërë edhe më bindës qëndrimin e tij ai tha se kjo godinë për shkak të materialeve të përdorura ka ndikuar në sëmundjen me kancer të shumë aktorëve.  

“Është një anglomerat fibrash vegjetale, etj, etj. Sot jemi në një situatë që ky Teatër ka sëmurur aktorët tanë me kancer. E keni vrarë mendjen përse gjithë ata aktorë kanë ikur nga jeta nga kjo sëmundje.

Ajo ka në përbërje të saj edhe asbest i cili siç dihet është një material që shkakton kancer. Kjo godinë nuk asnjë vlerë monumentale. E kemi këtë edhe nga raporti i ekspertëve i bërë që kur ishte Lulzim Basha kryetar Bashkie i Tiranës” – tha Veliaj. ©LAPSI.al  



2 Comments

  1. Sa i dhimbsen aktoret te shkretit!!! Si aktori per aktoret, mundohet t’i ndihmoje! Gjithsesi thuhet “aglomerat”, lalieri, dhe jo “anglomerat”, po aq shqip di ti se ke qene duke shitur fiq…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *