• |
ide | kryesore

Zbulohet projekti i Teatrit të ri Kombëtar, në pjesën e pasme ngrihen ndërtesa të reja

Lajme, Të fundit



Një draft-projekt i Teatrit të ri Kombëtar është zbuluar nga Shqiptarja.com. Në foto duket që Teatri i ri Kombëtar do të jetë një godinë që përfshin në “barkun” e saj një hapësirë për kalimtarët. Mendohet se hapësira poshtë do të funksionojë si një galeri. Mbi tarraca dallohet se arkitekti ka përshtatur një amfiteatër.

Territori i Teatrit, me aq sa kuptohet nga projekti, nuk do të cënohet nga ndërtimet e tjera, por siç duket, në pjesën e pasme të tij, ngrihen disa ndërtesa më të larta se teatri.

Godinat e larta pritet të ngrihen në pjesën ku është parkingu i selisë së Partisë Demokratike, pa e prekur lokalin Sarajet. Informacioni zyrtar mbi projektin është mbajtur sekret nga Bashkia e Tiranës, ndaj është e vështirë të thuhet se sa godina do të ngrihen në pjesën e pasme të Teatrit.

Teatri i ri mendohet se do të jetë një projekt në partneritet me privatin. Biznesmenët që do të ngrejnë kullën do të paguajnë një pjesë të parave për godinën e Teatrit.



8 Comments

  1. Pisllek.

    Edhe ketu e njejta skeme. Do ta ngushtojne Teatrin.

    Pjesen e sherbimeve mbeshtetese do ta zene Kullat.

    Teatri nuk eshte vetem Skena, dhe aty ku ulen spektatoret.

    Eshte eshe pjesa e punetorise, magazina etj.

    Nuk i kercet Projektuesit per kete se duhet dhuruar toke per Kullat

    1. O i pamer qe ashtu mbetsh.

      ‘Gjurma kadastrale’ e teatrit te vjeter nuk preket.. qe do te thote se e gjithe siperfaqja qe ti permend si ‘mbeshtetese’ nuk do tu kaloje kullave por do te jete pjese integruese e godines se re..
      Mos dezinformo kot ,, dhe mos bej ekspertin se cdo genjeshter tani ne kete faze turbullon dhe me shume situaten tashme te elektrizuar midis artisteve dhe qeverise.

      Kullat do te ndertohen tek toka e PDs , bile dhe lokali Sarajet nuk preket.

      Ne artikull e ke shume qarte te shkruajtur.
      ‘…Territori i Teatrit, me aq sa kuptohet nga projekti, nuk do të cënohet nga ndërtimet e tjera, por siç duket, në pjesën e pasme të tij, ngrihen disa ndërtesa më të larta se teatri.’ ..

      Prandaj mos helmatis opinionin publik me ‘komente’ dezinformuse.

      1. o. xxx !nuk e njo personin pa emer por per sa konstaton eshte e vertete.ti qe ja i mire informuar si per projaktin edhe per gjurmen e teatrit perse ruan anonimatin,nuk eshte ndonje gje e keqe te rrish anonim per kete nuk kam paragjykim.por nje njeri i mire informuar nuk ka perse rrin anonim per mandimin tim,por edhe te dialogosh e debatosh gjithmon me agumenta e logjike te ftohte do i bente mire ketij debati.persa i perket ketij projekti mund te jete cdogje qofte edhe treg truta-perime. por per teater kombetare buk mund te jete kurrsesi sjam une qe vendosi.ne asnje vend te qyteteruar me nje histori nga mete vjetrat ne europe nuk mund te pranojne nje ndertese skandaloze qe ngjan me shume me SHQUPIN ose me ndertesat e kohes se erret qe kaluam.mua kjo me ngjane me e shemtuar se tregu i lali fikut,ndonese arkitekti mund te jete i njeti.ti qe dukesh i mire informuar mund te na tregosh kush eshte arkitekti dhe si ka mundesi qe ky person ben nje projekt e askush nuk e di.sipas nje deklarate te ministre se kultures ne nje televizion deklaroi se per momentin nuk ka asnje projekt,grupet e interresit pra artistet bashk me to edhe drejtori nuk dinin gje pra a nuk te duket pak e habitshme dalja e ketij projekti.faleminderit

        1. I diashur Pier..
          Une ne rradhe te pare nuk e di nese ky projekt-plan i paraqitur ketu nga Lapsi qe i referohet Shqiptaria.com eshte i vertete apo jo . Keto vitet e fundit kemi para aq shume gjera te pa verteta neper media saqe edhe kur del ndonje gje e vertete e shohim me shum dyshim.
          Nese nuk eshte i vertete mund te them me plot gojen qe mediat duan te testojne reagimin e publikut me kete lajm.
          Nese eshte e vertete ( ka shume pak gjasa) , mund te them me siguri te plote se
          1) Teatri i ri do te perdori te tere gjurmen kadastrale te tij . Pra nuk do te dhurohet apo ti vidhet asnje cm2 nga prona toke e tij.
          2) E gjithe godina 100% do te jete ne funksjon te teatrit, pra jo dyqane private per te trete apo kulla , jo … me the e t e thashe.
          3) Te rritet kapaciteti i teatrit me te pakten 300% ( edhe nese do te jete e nevojshme me disa salla dhe jo vetem nje sic eshte tani)
          Keto jane vetem 3 pika nga te 14 pikat direktive qe ka derguar minsitria e kultures ne bashkine e Tiranes dhe qeveri per kete projekt. Jemi vetem ne fazen e ‘kritereve direktive’ .
          Deri tani asnje projekt nuk eshte prezantuar dhe aq me shume i aprovuar per teatrin. Prandaj dhe une jam shume skeptike ( per te mos thene nuk i besoj fare) ketij prijkt-plani qe paska zbuluar media.

          Sa per punen e anonimitetit .. preferoj te mbetem anonime.

  2. I shoh kullat qe jane vene mbi parkingun e PDs. Por po ju them me siguri te plote qe nuk ka asnje plan ( te pakten nga PD) ose ide per te ndertuar kulla ne ate vend.

    Nuk e di perse kompania e arkitekteve qe kane bere kete ‘planimetri virtuale’ ka vendosur disa kulla aty ?

    ( uroj te jete gabim pa qellim, pa dashje)

  3. nje ku dulen bllof ato artistat e mdhoj
    nuk ka me pas kulla te godina e re e teatrit
    ne nuk osht vjedh asnji meter ka toka e teatrit
    bon gjith ate zhurm ne dulen bllof

    1. O ti tironco me brekushe.
      Nuk ka asigo tkeqe me bo zhurm Ska gajle se dulen bllof ato artistat .
      Nastradini i fuste ka i shpull cunit tvet sa her e cojte me mush qypin me uje me qellim qi ai te ishte I kujdesshem ne mos me e thy qypin.
      Kur e pyten nastradinin pse i gju cunit me shpull ? ai se ke thy qypin .
      Ne nastradini ju pergjigj . Po ta kishte thy qypin ky piciruku, cfar dobie do kishte shpulla ime mbrapa ? domi u bo .
      Pranaj ma mir me dal bllof ne me bo I cik zhurm tani perpara se sa me pas I mut tmodh aty ku osht teatri ene mos me mujt me I bo asgjo mrapa.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *