• |
ide | kryesore

Si po ndërhyn Putini në demokracitë perëndimore

Blog



Në fund të viteve ’80, kur Mikhail Gorbaçov prezantoi perestrojkën, Rusia bëri paqe me Perëndimin. Në atë kohë ishte e mundur të krijoje idenë se secili do të hiqte dorë nga përpjekja për ta mbytur tjetrin në gënjeshtra e teori konspiracioni të Luftës së Ftohtë. Me akuzimin e 13 rusëve, më 16 shkurt të këtij viti, nga avokati amerikan Robert Mueller u bë e qartë sesa e brishtë ishte ajo ide.
Mueller pretendon se në vitin 2014, Rusia nisi një komplot kundër demokracisë amerikane. Ai beson se ka provat që i duhen përballë mohimit të rusëve dhe përballë trupit gjykues. Ndoshta për arsye se Valdimir Putin, president i Rusisë, mendonte se CIA po nxiste një kryengritje në Ukrainë, Agjencia e Kërkimeve në Internet e mbështetur nga një oligark me lidhje me Kremlinin, ngriti një ekip talljeje me sisteme pagesash dhe identitete të rreme. Qëllimi i tij ishte të shtonte ndarjet në Amerikë dhe në fund të nxiste lëvizjen e votës së 2016-s nga Hillary Clinton te Donald Trump.

Edhe Evropa ka qenë në shënjestër. Megjithëse detajet për këtë janë më të zbehta, Mueller nuk e ka në fokus të hetimeve të veta. Rusia mendohet se ka financuar politikanë ekstremistë, ka hakeruar sisteme komjuterash dhe ka organizuar përhapjen e lajmeve të rreme. Sërish, qëllimi ka qenë thellimi i ndarjeve.

Është e kotë të spekulohet sesa arritën përpjekjet e Rusisë të ndryshonin rezultatin e zgjedhjeve dhe të helmojnë politikën amerikane. Përgjigjja nuk mund të dihet. Por konspiracionet në vetvete janë të gabuara dhe shtrirja e tyre veçse e rrit shqetësimin për dobësitë që kanë demokracitë perëndimore. Nëse Perëndimi do të mbrojë veten nga Rusia dhe sulmuesit e tjerë, ai duhet t’i trajtojë akuzat e z. Mueller si një thirrje.

Ndërhyrja ruse
Ajo përmban në vetvete tre mësime të pakëndshme. Një prej tyre është ajo se mediat sociale janë mjet më i fuqishëm se teknikat e viteve ’60 për shpikjen e ngjarjeve. Nuk ka ndonjë kosto kushedi përdorimi i Facebook-ut për të gjetur simpatizantë, për të bërë konvertime potenciale dhe për të përcaktuar një strategji si të shkosh më thellë. Me pak zgjuarsi, sistemi mund të mashtrohet duke bërë që të favorizohen tuitet dhe postimet tuaja. Por nëse merr nën kontroll kompjuterat e të mëdhenjve te demokratët, siç bënë rusët, atëherë ke në dorë diçka të madhe.
Me një buxhet modest prej më shumë se 1 milionë dollarë në muaj , dhe për më tepër duke punuar nga siguria e Shën Petërsburgut, rusët menaxhuan profile false duke fituar miliona pëlqime dhe ripostime në Tuiter. Grupe të tjera të financuara mirë shfrytëzojnë teknika të ngjashme. Askush nuk e di ende si zemërimi që ato gjenerojnë mund të ndryshojë politikën, por e sigurt është që ai thellon ndasitë partiake dhe kufizon hapësirat e kompromisit.

Mësimi i dytë është se fushata e Rusisë nuk krijoi në Amerikë ndarje të tilla si të mbahej një pasqyrë e deformuar mbi votuesit. Ajo ndikoi në garë, duke u bërë thirrje votuesve me ngjyrë ta shohin Clintonin si armike dhe të rrinë në shtëpi ditën e zgjedhjeve. Kjo ndezi atë që quhet zemërim i bardhë (abstenim) edhe pse iu bë thirrje progresistëve të votonin Jill Stein e Partisë së Gjelbër. Pas fitores së Trumpit, për të cilën kishte punuar, kjo lloj fushate organizoi tubimet anti-Trump në Manhatan. Menjëherë pas sulmit me armë në shkollën Parkland, kjo fushatë e rusëve u fut në debatin për kontrollin e armëve. Evropianët janë më pak të ndarë, sidomos në lidhje me Brexit-in e Britanisë. Ndarjet që hyjnë kaq thellë në demokracitë perëndimore i lënë ato të hapura edhe për të tjerë.

Mësimi më i rëndësishëm është se reagimi perëndimor ka qenë i dobët. Në kohën e Luftës së Ftohtë, Amerika e luftonte dezinformimin e Rusisë me diplomatë dhe spiunë. Për kontrast,  Muller hyri në lojë sepse dy presidentët nuk e bënë këtë. Barak Obama u shqetësua për provat e ndërhyrjes ruse, por u përmbajt para se të vendoste sanksione, ndoshta sepse ai mendonte se Trump do të humbte dhe për të ngritja e kësaj çështjeje vetëm sado t’i ushqente dyshimet se si demokrat, ai po përpiqej të manipulonte garën. Ky ishte një keqinterpretim i rëndë.
Dështimi i Trumpit është i një grade tjetër. Pavarësisht se ka pasur akses në agjencitë e inteligjencës që nga dita kur u zgjodh, ai e ka trajtuar skandalin e Rusisë thjesht në aspektin e legjitimitetit të tij. Ai duhej të kishte folur kundër Putinit dhe të mbronte Amerikën përballë armiqësisë ruse. Por në vend të kësaj, i mbështetur nga një numër kongresmenësh republikanë, ai është përkushtuar në diskreditimin e agjencive që hetojnë komplotin dhe ka lënë të kuptohet shkarkimin e Muellerit apo mbështetësve të tij në Departamentin e Drejtësisë, njësoj siç shkarkoi James Comey nga kreu i FBI-së. Mueller nuk ka mbaruar punë. Mes gjërave të tjera, ai duhet të thotë nëse komploti është shtrirë në fushatën Trump. Nëse Trump e shkarkon tani, kjo do të çonte në një rrëfim.

Si të fitosh votën e qytetarëve të zgjuar
Në mënyrë që demokracia të lulëzojë, liderët perëndimorë duhet të gjejnë një mënyrë për të rifituar besimin e votuesve. Kjo fillon me transparencë. Evropa ka nevojë për më shumë hetime me autoritetin e Mueller-it. Edhe pse rrezikojnë të zbulojnë burimet dhe metodat e inteligjencës dhe mund t’i bëjnë qejfin Rusisë, sepse dëshmia për suksesin e saj sjell mosbesim, ato gjithashtu krijojnë terren për veprim.
Ligjet për financimin e partive duhet të identifikojnë se kush i ka dhënë para kujt. Dhe mediat sociale duhet të jenë të hapura për të shqyrtuar, në mënyrë që çdokush të mund të identifikojë se cili po paguan për reklama dhe në mënyrë që kërkuesit të mund të çrrënjosen më lehtë fshehtësitë.

Më pas ven rezistenca, i cili fillon nga lart. Angela Merkel ia doli me sukses ta paralajmëronte Putinin se do të kishte pasoja nëse ndërhynte në zgjedhjet gjermane. Në Francë, Macron i frustroi hakerat rusë duke futur mes e-maileve të vërteta edhe false, gjë që dha rezultat. Në Finlandë, shtypi punon si një i tërë për të hequr lajmet e rreme dhe për të korrigjuar keqinformimin.

Por në këto tri vende, rezistenca është më e lehtë, pasi besimi është më i madh se në Amerikë. Kjo është arsyeja pse hakmarrja dhe parandalimi janë të rëndësishme, jo si në Luftën e Ftohtë, përmes mashtrimeve të pista, por duke lidhur bashkëpunimin amerikan mbi misionet diplomatike, për sjelljen e Rusisë dhe, nëse është e nevojshme, edhe për sanksionet. Liderët republikanë në Kongres po e bëjnë të dështojë vendi i tyre. Më e pakta, ata duhet të mbajnë seanca emergjente dëgjimore për të mbrojtur Amerikën nga përmbysja në zgjedhjet afatmesme. Vetëm tani, me z. Trump që fajëson FBI-në dhe demokratët, duket sikur Amerika nuk beson se demokracia është një vlerë për të cilën ia vlen të luftosh.



1 Comment

  1. padrejtesia eshte si nje pus i thelle qe sa me shum te zhytesh ne te aq me shum shtohet erresira ,kurse drejtesia eshte si drita qe sa me zhum te zhytesh ne te aq me shum zmallohet ajo, kjo eshte mendim i shkurter por me i gjere gjate thell un mendoj qe njeriu arrin interresin nese permbush egon ,arrin interresin nese krijojn zgjilljet sejcili vec e vec,nese keta nuk i arrine ,si dalin llogarit, eshte mesazh i mire per tu bindur ,se zhvillimi i deritanishem nxorri nxenes te shumet,me kete formim sejcili te dale i pari,por a jan mundesit,kjo eshte sfida nje ego pa mundesi dhe nje zhvillim pa vlera kur behen dyja bashke sejcili i bie shkurt ego fuqi veprim ,jo dreshir drejtesi vlera,ku si per padrejtesin dihen demet si per drejtesin dihen dobit,sepse si kan emrin kan punen nese ndiqen dhe futen si element zhvillimi,momentalisht bota po shijon padrejtesin me tere elementet e vet ,e cila prollon konkurence te ashper ne cdo pikpamje por qe hape rruge cdo te keqeje,,duke boshatisur cdo dobi mbi siperfaqen e tokes prej ku varet ekzistenca jetes ne toke ,shpresoj qe e e kaluara dhe e tashmja tu jap mesim te gjitheve ,per te zgjellur te ardhmen mbasi kesaje qe po i sherbejme nuk eshte ajo qe duam dhe na sherben sepse sejcili per vete deshiron ,per vete paqe qetesi te drejta lumturi begati ,siguri ,qartesi gjalleri drejtesi por tjereve u bene cdo te keqe ,dhe mendojne se vetes po i bejne dobi dhe garantojne gjithcka nderkohe qe sukseset ne cdo pikpamje krijuesi i krijoj te funksionojne vetem permes drejtesise hakut vlerave formimit adekuat ,,[domosdoshmerive]shpresoj qe tu behet mesazhe analize kuptimi vlersimi dhe perkrahje e pranimi per gjith rruga qartesuese gjalleruese e cila ka burim zgjilljesh, shprese shpetimi ,qe eshte e verteta ,qofte ne kuptimin hyjnore qofte ne kuptimin shkencore qofte ne kuptimin filozofik psikologjik dhe praktik,perderi sa cdo fushe shkencore suksesin e gjen tek e verteta drejtesia haku masa rregulli ,pse jo dhe politika te mos kete nje logjik te tille qe askush te mos ndjehet i tepert dhe as i pavlere mbi siperfaqen e tokes por sejcili ne kete jete kalimtare ne kete bote te marrin hakun qe i takon dhe japin dobin per te cilen u krijua duke u bere ndihmes dhe plotesues ne dobi me rrespekt ,shpresoj qe njerzimi te ndale eksplorimin e metejshem te padrejtesise dhe te eksplorojne te verteten drejtesine hakun sepse po te eksplorohet ,veprohet njerzimi do shijojne te kunderten e keti raliteti gjithnje e me te begate dhe me cilesore ,sepse i malli zot krijuesi gjithesise ashtu sic ka krijuar padrejtesine ligjet e tije me gjith gjersin e saje dhe e ka garantuar se ashtu sic ka emrin ka veprimin dhe demin ,dhe kete po e shohim qartas po e prekim shohim shijojme ngado frytet e saje ,po keshtu ka krijuar dhe garantuar dhe drejtesine te verteten ,e cila po te veprohet ,eshte e garantuar se pacmangeshem do te shohim ralitetin e malleshtise bukurise dobise qe ajo sjell,e verteta eshte hapesire mrekulli mbi mrekulli ,lin pyetja nje gje qe se duam per vete perse tua bejme tjereve,perderi sa funksioni i zhvillimit te dobive duket i qarte,qe nese nuk deshiron per tjetrin cfar deshiron per vete drejtperdrejt ti cfardo qe mendon se po ja ben tjetrit ja ke bere drejtperdrejt vetes,keshtu po i tregon e verteta gjerat ne po shkatrrojme veten nderkohe qe veten e duam shum dhe per veten po bejme perpjekje te mella,vall nuk duhet te mendojme dhe punojme sejcili per veten e vet me urtesi durim vlera qe te mos zhgenjehet,sepse askush nuk e deshiron humbjen ndeshimin te keqen per veten e tije,por kur vepron keq e keqa e ndjek pas deri sa te ndryshojne ,,ceshtja nuk eshte dhe as shtrohet kush din me bukur dhe me mire te flase ,apo un di dhe ju sdin un i mire dhe tjeret te keqi ,jo ceshja shtrohet ate analizojme se ne fakt cfar po bejme qe te vlersojme se cila eshte me e dobisheme ,duke ditur qe gjith lindem te mire dhe gjith mund te behemi mbetemi dhe largohemi si te mire nga kjo bote perderi eshte mundesi ne doren njerzore se e mira po ashtu dhe e keqa,ky koment thjeshte eshte kujtese njerzore per ate kategori studiuesish qe kerkojne zgjillje dhe ndikime te dobisheme sepse cdo ndikim dhe veprim i dobishem ne toke ka kohen rallen urtesine e veprimit vet e kur veprimeve te dobisheme u kalon rralla problemet behen kosto qe i paguajn te gjith me respekt per te gjith

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *