• |
ide | kryesore

Ambasadori amerikan në Kosovë: Ratifikoni demarkacionin!

Lajme



Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, deklaroi se tani është momenti që të gjitha partitë politike të bëhen bashkë për të ratifikuar demarkacionin me Malin e Zi. Sipas ambasadorit amerikan, kjo marrëveshje i vendos qytetarët në rend të parë.

 

“Tani është koha për të gjitha partitë politike të tregojnë udhëheqje. Bëni një marrëveshje që i vendos qytetarët në rend të parë. Ratifikojeni demarkacionin”,- shkroi në Twitter Delawie.

Seanca për demarkacionin u shty sërish sot, për të mërkurën në ora 10:00, pas një debati të ashpër mes kryeministrit, Ramush Haradinajt, dhe kreut të grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *