• |
ide | kryesore

Ikën nga puna drejtori i INSTAT, pas akuzave të PD

Lajme, Të fundit



INSTAT largoi nga puna Erion Manohasën drejtorin e sapoemëruar, pas akuzave të Partisë Demokratike. Manohasa ka qenë i akuzuar për shpërdorim detyre, pasi dyshohej se firmosi një kontratë korruptive për nje laborator hemodialize ne Durrës, që nuk plotësonte asnjë kusht për këtë shërbim jetësor për të sëmurët” tha gjatë paradites zëdhënësja e PD-së Ina Zhupa.

Disa orë më pas, INSTAT njoftoi largimin e Manohasës nga detyra duke mbrojtur gjithsesi vendimin për ta marrë atë në punë.
“Emërimi është bërë konform Ligjit për Nënpunësin Civil, Nr.152/2013 (ndryshuar me ligjin nr. 178/2014 dhe ligjin 41/2017).
Është e vërtetë se Z.Erion Manohasa ka pasur një çështje gjyqësore, por çështja është pushuar dhe ai është punësuar sipas ligjit nga lista e pritjes së nëpunësve civilë” thuhet në njoftimin e INSTAT.

Largimin nga detyra të Manohasës, INSTAT e justifikon me “integritetin absolut” të institucionit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *