• |
ide | kryesore

Jetojnë të vetme në një kasolle, historia e tre grave të braktisura në Lushnje

Lajme, Të fundit



Në një kasolle në fshatin Lifaj të njësisë administrative Krutje në Lushnje jeton një nënë me dy vajza të sëmura.
Streha e tyre është në kushte më të mjerueshme se një stallë bagëtie dhe tre gratë vuajnë për bukën e gojës por edhe për mjekime. Dy djemtë që jetonin dikur së bashku me ato janë larguar. Njëri i shtruar në spital psikiatrik dhe tjetri nuk dihet se ku.

“Keq jemi, pa shtëpi, do na zërë poshtë. Këtu ha, këtu rri, këtu pi. Kam dy vjet që jetoj këtu, marrim leket e këtyre, kalojmë, që hamë bukë. Pa zjarr pa dreq. Keq jemi”, thotë 70-vjeçarja Zylfie Cemeri.. Bashkëfshataret thonë se u ndihmojnë shpesh por vajzat e 70-vjecares Zylfie Cemeri kanë nevojë për përkujdesje mjekësore pasi vuajnë nga çrregullime të shëndetit mendor.

“Shteti të marrë masat se këta s’janë në gjendje për t’u ushqyer për vete. I ati u vdiq. Këto ua kemi bërë ne po kjo s’është zgjidhje”, thotë një fqinj i tyre.

“Kemi bërë të pamundurën por këto duhen çuar në një qendër të kenë përkujdesje. Nuk janë të dhunshëm. Nuk kanë nevojë vetëm për pjesën ushqimore por një strehë ku të fusin kokën”, thotë një tjetër.

Të vetmet të ardhura që familja ka janë pensioni i fëmijëve të sëmurë por nuk është i mjaftueshëm.

Ndërsa banorët i tremb e ardhmja kur ndoshta nëna e vajzave të mos jetë më./tch

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *