• |
ide | kryesore

New York/ OKB voton për një armëpushim në Siri

Planet



Këshilli i Sigurimit të OKB-së do të votojë sot një projektrezolutë që kërkon një armëpushim 30-ditor në Siri për të lejuar mbërritjen e ndihmës humanitare dhe evakuimet mjekësore në Gutan Lindore, pranë Damaskut, bënë të ditur burime diplomatike.

Projektrezoluta synon të lehtësojë rrethimin e regjimit sirian në Gutan Lindore, për të dërguar medikamente mjekësore dhe ushqim, dhe për të organizuar evakuime sanitare në këtë bastion rebel prej 400 000 banorësh.

Versioni i ri i përmirësuar i projektrezolutës së negociuar që prej dy javësh iu shpërnda anëtarëve të Këshillit.

Ajo specifikon, përveç të tjerave, se armëpushimi nuk do të aplikohet për individët, grupet, kompanitë dhe entitetet e lidhura me Al-Kaedën dhe grupin e Shtetit Islamik.

Nuk dihet nëse Rusia, që ka të drejtën e vetos në Këshillin e Sigurimit, do ta mbështesë ose jo këtë tekst.

Më shumë se 13,1 milionë sirianë kanë aktualisht nevojë për ndihmë humanitare, 6,1 milionë prej të cilëve të zhvendosur brenda vendit që prej fillimit të luftës civile që prej shtatë vitesh. Konflikti ka shkaktuar më shumë se 340 000 të vdekur.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *