• |
ide | kryesore

Skandal në Argjentinë/ 50 mln euro kokainë brenda Ambasadës ruse

Planet



400 kilogram kokainë u kapën në bagazhet diplomatike në një aneks të Ambasadës ruse në Argjentinë.

Skandali u zbulua nga ministria e Sigurisë, në Argjentinë.

Dyshohet se po tentohej të përdorej shërbimi diplomatik i Ambasadës ruse për të trafikuar kokainën në Europë.

Mediat vendase raportojnë se operacioni ka çuar në arrestime në Argjentinë dhe Rusi. Ministrja argjentinase e Sigurisë, Patricia Bullrich tha se kokaina e gjetur në Ambasadën ruse në Buenos Aires ishte me vlerë 50 milionë euro dhe me pastërti shumë të lartë. Ajo tha se ishte destinuar për Rusinë dhe ndoshta edhe Gjermaninë.

Në pranga kanë përfunduar dy persona në Argjentinë dhe tre në Rusi, shkruan The Journal.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *