• |
ide | kryesore

Sulmi i Veliajt ndaj gazetarëve, PD kërkon debat dhe rezolutë në Kuvend

Lajme, Të fundit



Partia Demokratike do te kerkoje zhvillimin e nje debati ne Parlament per situaten e papranueshme te medias dhe gazetareve ne vend, si dhe do të kërkojë miratimin e një rezolute për të ndaluar fyerjet dhe kërcënimet e zyrtarëve të lartë shtetëtor ndaj gazetarëve. Kështu thotë deputetja e PD-së, Albana Vokshi, e cila është njëkohësisht edhe kryetarja e Komisionit të Medias në kuvend. Kjo lëvizje e opozitës merr shkas nga përballja e mbrëmshme e kryebashkiakut Erion Veliaj me gazetarët në ‘Opinion’, kur në shumë raste ai tentoi t’i intimidonte ata. Deputetja e PD-së nënvizon në mënyrë të veçantë sjelljen e Veliajt ndaj kryeredaktores së ‘Monitor’ dhe kryeredaktorit të ‘Panoramës’.

“Disa herë gazetarët kanë denoncuar ndërhyrjen direkte të Kryetarit të Bashkisë Tiranë në politikat editoriale dhe detyrimin e turpshëm për të transmetuar kasetat e tij pa dubla gjatë xhirim-mashtrimeve nëpër skutat e Kryeqytetit. Në cilën kullë të pushtetit jeton Erion Veliaj që shantazhon gazetarët, duke gërmuar jo vetëm në jetët e tyre personale, por duke iu bërë edhe biografinë e punëdhënësve të tyre?! Kjo sjellje përbën një agresion të paprecedent dhe përdorim të gjuhës poshtëruese dhe çnjerëzore ndaj gazetarëve, kopje e shëmtuar e ŔAMES në një sjelljeje që nxit dhunë dhe urrejtje”, thotë Vokshi.

©LAPSI.al 



3 Comments

  1. ahaha doli kauza e opozites. uhuhun

    Me opozite koti nuk kam pare. Rezolute ne kuvend per nje emisjon televiziv ???
    Dhe me e forta eshte se gjate ketij emisjoni ata qe ishin ne gabim ishin gazetaret.

    Kjo eshte per te qeshur.

  2. Ka patur sukses me aktorinNDRENIKA, paksa e habiteshme por e sakte, ky mashtrues e nenshtroi ate qe beri betimin se nese qeveria prishteatrin ate do e zere brenda, …….por shpetoi,, e ndihmoi VELIA me hipnozen e vokobolarin e tij te mashtrimit, ugenjyen si ky edhe te tjere,,,,,,aferim,,, le ta gezojne,, se inshalla me mire do i behet sken, e teatri,Me sulmet ndaj gazetareve tregon mese miri qe mesimet e KRYETARIT te tij i ka perfeksionuar me se miri SULMI, SI MBROJTJE ME E MIRE, ne mbrojtje te pa vetetesive qe bejne keta vjedhacake te ardhemerise se popullit.Nese ka gazetare me dinjitet,e te pa varur nediteshmerine e punes tyre, duheqe te ngrihen qe me lirine e shprehjes, e te shtypit te vendosin te drejtat e vjedhura e te blera nga mashtruesit e pushtetit. Demokracia vjen me rrespektimin e kater pushteteve, te cilat tek ne jane vjedhur nga banditi kryeministe, me shpuren e tij.

  3. Ja ketu e permori PD-ja.
    Po mire moj Albana e mund te merret ne mbrojtje nje mashtruese ordinere si Ornela e Monitorit ?
    Une them jo.
    Nuk eshte kauze opozitare Ornela qe e qepi gojen ne debat sapo i erdhi nje mesazh nga financuesit.
    Edhe vete e ata e kuptuan qe Nela e qelbi fare duke genjyer e me tutje akoma kur tha une jam ze i pavarur dhe nuk mbroj interesat e pronareve.
    hahahahahahahahahah

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *