• |
ide | kryesore

Drejtori i Policisë në analizën vjetore: Në Berat nuk ka patur asnjë vrasje për vitin 2017 (Video)

Lajme, Të fundit



Nga Berati drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu foli për mediat pas analizës vjetore të punës së strukturave të Drejtorisë Vendore të Policisë Berat. Në këtë takim mori pjesë dhe ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj. Veliu u shpreh se gjatë vitit 2017 nuk ka patur vepra penale në Berat, si dhe është ulur ndjeshëm numri i aksidenteve.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat ka patur rezultate pozitive. Vlen për të theksuar që gjatë vitit 2017 në këtë territor nuk është evidentuar asnjë vepër e rëndë penale, pra shifra e ngjarjeve të rënda kriminale është zero. Ashtu si dhe dua të theksoj se numri i aksidenteve me pasoja të rënda, pra me pasoja fatale është jashtëzakonisht i ulët në krahasim me Drejtoritë e tjera Vendore të Policisë. Gjithashtu përveç problematikave dhe rezultateve të evidentuara në këtë analizë u këmbëngul dhe u theksuan edhe prioritetet ku do të fokusohet puna e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat për vitin 2018, ku prioriteti kryesor do të jetë vazhdimi pa ndërprerje i operacionit “Forca e Ligjit” si dhe puna parandaluese që duhet të bëhet në drejtim të eleminimit të fenomenit të kultivimit të bimëve narkotike pavarësisht numrit të ulët të sipërfaqes apo të rrënjëve të evidentuara gjatë vitit 2017.” – u shpreh Veliu.

https://youtu.be/ACW9bV3RwfY



1 Comment

  1. po ata 22 qe nxorret te dekopmpostuar nga deti,dhe nja 10 te tjer neper perronj,male,fusha e qenef negjmije nuk jan njerz.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *