• |
ide | kryesore

EPIDEMIA/ Shkon në 163 numri i të prekurve nga fruthi

Lajme, Të fundit



Shkon në 163 numri i të prekurve me fruth. Sipas Institutit të Shëndetit Publik, vetëm në Tiranë janë 115 të infektuar.

Shumica e të prekurve, janë fëmijë nën moshën 2 vjeç, ndërsa pjesa tjetër të grupmoshave të viteve ’80-’90. Edhe ketë të shtunë shumë prindër me fëmijë u janë drejtuar poliklinikave për të marrë trajtim mjekësor.

Për të frenuar përmasat e epidemisë dhe për shkak se fruthi ka shënuar edhe dy raste të fëmijëve në moshë shkollore që kanë kryer të dyja dozat e vaksinës në moshën 1 dhe 5 vjeç, Ministria e Shëndetësisë ka hartuar një plan masash duke filluar nga rritja e gatishmërisë në institucionet shëndetësore, deri tek kontrollet në institucionet arsimore për të gjitha rastet e konstatura si dhe vaksinimin e grupeve në risk.

Një komitet i posacëm po merret me verifikimin e fruth rubeolës në vend si dhe po përgatit programin e vaksinimit dhe të survejancës së kësaj sëmundje.

Vetëm pak ditë më parë, edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë dha alarmin për katërfishimin e rasteve në Europë. Mbi 21 mijë persona janë prekur nga kjo sëmundje infektive, ku 35 prej tyre kanë humbur jetën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *