• |
ide | kryesore

Këshilli i Sigurisë së OKB: 30 ditë armëpushim në Siri

Planet



Këshilli i Sigurimit të OKB ka aprovuar rezolutën për 30 ditë armëpushim në Siri. Rezoluta për armëpushim u miratua në mbledhjen e kësaj të shtune në OKB dhe vjen pas bombardimeve të fundit në Siri.

Këshilli prej 15 anëtarësh votoi për të lejuar dërgesat e ndihmave mjekësore dhe evakuimet.

Votimi ishte vonuar disa herë që nga e enjtja ndërsa anëtarët këmbëngulën për të arritur një marrëveshje. Ndërsa Rusia, një aleate e qeverisë së Sirisë, donte ndryshime.

Diplomatët perëndimorë akuzuan Rusinë se ishte ajo që po zvarriste kohën për armëpushim.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, më parë tha se situata në Ghouta Lindore ishte si “ferri në Tokë”. Ndërsa i dërguari i SHBA në OKB bëri thirrje që armëpushimi të zbatohej menjëherë.

Më shumë se 500 civilë janë vrarë gjatë një jave nga bombardimet e forcave qeveritare në Ghouta Lindore në Siri.

Sipas Observatorit Sirian të Drejtave të Njeriut mes viktimave 121 janë fëmijë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *