• |
ide | kryesore

Rama nga Berati: Ndihma ekonomike është për familjet në varfëri reale, jo ata që refuzojnë të punojnë

Lajme, Të fundit



Në fund të fjalës së tij nga Berati, me drejtues vendorë e qendrorë, kryeministri Rama ka folur edhe ndihmën ekonomike.

Rama ka treguar përmes një rasti konkret të ndodhur në Berat, se ndihma ekonomike nuk mund të jetë  për ata që refuzojnë të punojnë, por për familjet që janë në varfëri reale ekstreme.

Sa i përket ndihmës ekonomike, në dalje të sallës së teatrit jam ndeshur me një person rreth të 40-ave. Fizikisht shumë i admirueshëm, por kërkonte ndihmë ekonomike. Në mënyrë të përsëritur i thashë që nga nesër mund të niste punë, në privat, por ai donte patjetër punë në bashki, duke thënë se ata që punojnë nuk kishin asgjë më shumë sesa ai. Ai pranonte 5.000 lekë ndihmë ekonomike, e nuk pranonte kurrsesi të punonte në privat, nëse nuk siguronte një punë në shtet. Ndihma ekonomike është për ato familje që janë në pamundësi për të punuar dhe në varfëri reale. Nga kjo vlerësohet varfëria e thellë e jo varfëria nga të refuzuarit për të punuar, sepse ke ndonjë ndihmë nga të afërm që jetojnë në emigracion, e të lejohet luksi i të mos punuarit”, – deklaroi Rama.



1 Comment

  1. Shume e sakte.Por duhet t’ja heqesh ndihmen vetem pasi zyrat tende te punes duhet t,i afrojne pune sipas profesionit te tij.N.q.s kjo nuk ndodh s’ke pse ja heq ndihmen ekonomike.Por mos i japesh ndihme ekonomikese
    ka shtepi,sobe ,frigorifer,bile edhe se eshte i veshur kjo eshte sa qesharake aq dhe kriminale.Dhe keto jane te verteta nuk jane hamendesime apo barsaleta rrugesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *