• |
ide | kryesore

“Rilindja 2″/ Pesë raportet që reflektojnë dështimet e Edi Ramës

Kryesore



Nëpër tavolinat e ministrave të Rilindjes ka një bindje se “brand”-i më i mirë i Shqipërisë është vetë Edi Rama. Nuk ka pasur ngurrim që një deklaratë e tillë të thuhet me gojën plot edhe në publik.

Por nga Strategjia për zgjerimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor u pa se ky “brand” nuk bindi në Bruksel. Qeverisë shqiptare nuk iu dha asnjë datë nga se kur mund të jetë Shqipëria pjesë e Bashkimit Europian, siç ndodhi me Serbinë dhe Malin e Zi.

Qëndrimi i BE-së nuk qe surprizë. Në disa raporte të organizmave ndërkombëtarë të gjashtë muajve të fundit del qartë se situata në Shqipëri jo vetëm nuk njeh zhvillim, por është përkeqësuar. Lapsi.al ka bërë një përmbeledhje të disa prej këtyre raporteve, si më poshtë:

GUSHT 2017/ Basel AML Index: Shqipëria ndër 15 vendet me rrezik të lartë për pastrimin e parave

Përkeqësimin në fenomenin e pastrimit të parave në Shqipëri e reflektoi Instituti i Bazelit për Qeverisje. Ky institucion publikoi si çdo vit Basel AML Index (Indeksin Kundër-Pastrimit të Parave) ku merr në analizë 146 vende mes të cilëve edhe Shqipërinë t.
Indeksi vlerësohet me pikë nga 0 (rrezik i ulët) te 10 (rrezik i lartë). Konkretisht Shqipëria renditet në vendin e 85 me një pikëzim prej 5.75, duke shënuar përkeqësim në raport me vitin e kaluar, kur i njëjti indeks ishte përmirësuar në 5.04, pas nivelit prej 5.56 në vitin 2015.
Ky indeks mat riskun e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizimit të vendeve bazuar në burimet publike të disponueshme.

TETOR 2017/ Shqipëria humb 7 vende në raportin e Doing Bussines

Shqipëria ka humbur 7 vende në raportin e Bankës Botërore “Doing Business 2018 ” duke u renditur e 65-ta, ndërsa një vit më parë ishte në vendin e 58 mes 190 ekonomive të marra në vlerësim. Kjo tregon se të bërit biznes në vendin tonë ose është vështirësuar, ose vendet e tjera janë përmirësuar me ritme më të shpejta duke na lënë pas. Në raport me veten, bilanci është pozitiv me një përmirësim prej 0.96% krahasuar me të njëjtin raport të një viti më parë.

NENTOR 2017/ OKB: Shqipëria e para në botë për përdorimin e kokainës

Kur debati publik ishte i fokusuar tek kanabisi, një raport i OKB-së e renditi Shqipërinë vendin e parë në botë për konsumin e kokainës, për frymë popullsie.
Raporti ishte hartuar nga Agjencia kundër Drogës dhe Krimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Sipas këtij raporti, Shqipëria renditej në vendin e parë për konsum kokaine, me 2. 5 përqind të popullsisë.

SHKURT 2018/ Raporti i Amnesty International: Shqipëria probleme me drejtësinë, median dhe të drejtat e njeriut

Në raportin e Amnesty International për krimin dhe korrupsionin për periudhën 2017-2018 thuhet se mosndëshkimi për vrasjet dhe zhdukjet e të shkuarës vazhdon në Shqipëri. Po ashtu, edhe masat për mbrojtjen e grave nga dhuna në familje, janë implementuar me mangësi, pasi gratë dhe fëmijët trafikohen për prostitucion dhe punë të detyruar. Në raport përmendet edhe fakti se rruga e Shqipërisë për anëtarësim në BE është vështirësuar nga progresi i ngadaltë në luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar.

SHKURT 2018/ Transparency International: Shqipëria ndër vendet më të korruptuara në Europë

Tre ditë më parë “Transparency International” publikoi indeksin e perceptimit të korrupsionit për vitin 2017, ku Shqipëria renditet në vendin e 91 , ndër 180 vende të ekzaminuara. Edhe kësaj radhe vendi ynë rendidet ndër vendet më të korruptuara në Europë, ndërsa në renditje ishte pranë vendeve si Suazilandi, Sri Lanka, Guajana apo Timori Lindor. Në krahasim me vitet e kaluara Shqipëria kishte rënie drastike me 8 vende.©Lapsi.al



27 Comments

  1. Per Bushatin dhe Shkullakun dhe fatin e tyre te zi lidhur me pritjet e tyre ugurzeza per integrimin e Shqiperise.E habiteshme si gerrmojne si urithat neper skutat mediatike e raporte per te gjetur e nxjerre fjalit dhe togefjalet ndjellakeqe,thuase nuk eshte fjala per vendin ne te cilin jetojne por nje pjese e teritorit serb atje ngha Shumadia.E shtrembrojne realitetin edhepse e dine fare mire vete kryekomisioneri i BE-se vjen neser ne Shqiperi dhe pothuajse eshte vulosur hapja e negociatave me Shqiperine dhe vete anetaresimi i saje ne BE deri ne vitin 2025.Ketu nuk ka dilema ,mund te kerceni perpjete dhe te perplasi per toke por BE edhe per interesa te veta ka vendose qe vendet e Ballkanit perendimor te inkuadroje.Mund ta rruaj Shkullaku edhe mjekrren dhe te kthehet sadopak ne surratin e njeriut dhe kjo nuk do te ngadalsesoje anetaresimin e Shqiperise.Po te pyeteshin shkullaket,bushatet,lubonjat e soji i tyre Junkers nuk do ta takonte fare Ramen ,madje do thoshte sa te jete Rama kryeminister nuk ka hapje negociatash.E shihni me kend kemi te bejme.Fati i bardhe i Shqiperise eshte se askush nuk i lexon shkarravinat e tyre jashte madje as shqipztaret nuk ju besojne fare broqkullave dhe pallavrava te tyre.

    1. interesohu bej nje vizite; sepse jeton ne nje realitet qe s’duket gjekundi. ndoshta me nje trajtim te sakte permiresohesh

    2. E pranon vetë që BE duke u nisur nga interesat e saj gjeostrategjike, mund të mbyllë sytë e ta pranojë Ramën e ta “përqafojë”, ndonëse ai e ka bërë Shqipërinë rekordmene të krimit e drogës.
      Po ti si “realist” të shqetëson jo e vërteta e këtij realiteti, po “mjekra” e Shkullakut.
      Kryetarë qeverishë të BE e SHBA kanë takuar e ju kanë shtërnguar duartë në rrugën e protokolleve dipllomatike, edhe Sadamit, edhe Mubarakut, edhe Kadafit, por a mos do të thotë kjo se ata kanë miratuar politikat e këtyre diktatorëve ?
      Çfarë lesh realisti na qenke ti ?

  2. PO kujt ia thone , QORRIT, SHURDHIT,, kapadaiut te semure RAMA. Por si ka guximin e vullnet e del e genjen, e mashtron me taksa te ulta, me klimen e biznesit me te mire ? Ke mashtron kysteril idiot, qe ekonomia jone na paska rritje, ke mashtron kydelir se pune ka por njerezit jane mesuar te rrine ne kafe, e duan vetem 50,000 leke te vjetra e na qenkan te kenaqur,Por si nuk paska te ngopur me fatkeqesite qe i ka sjelle popullit ky kriminel, pushtues i te gjitha te mirave qe ka natyrae vendi si burime , qe ky popul mund te jetoi shume here me mire se dy- tr shtetete tjera ne ballkan, por u shohim numurin atyre, sepse keshtu don ky kanibali kryeminister.

  3. Gjithmone keta komunistet REALISTE; kane qene me bemat e mashtrimet e tyre.Se sa realiste eshte REALISTI, lexojani komentin e thoni pastajse sa politikane QELBESIRASH, jane. Por ne e kemi pare se kur shqiperia u mbyt nga droga, keta europianeqe do vijne(mire e bejne) nu k thane nje here nje fjale, edhe se droga mbyste europen, prape ata u bene ombrellae qeverise e narkomanit RAMA.Kur folen ata, per blerjen e votave, kriminalitetin, koncesionet, vrsjet, e hajdutelleqet e kesaj qeverie, Ku jane kerkesat europiane, e cfar ben ky i semuri. Do beje shtet, por shteti behet me ekonomi, ligje, rregull ne baza demokratike. A i ka ky kelysh komunisti keto veti shtetari qe te zhvilloi SHQIPERINE? Me ato qe ky pusht–tetar ka bere deri me sot, do jete fatkeqesia me e madhee deshtimeve historike qe i ka bere nje populli.

  4. Pa merak Shkullak…. Kulla do ndertohen ne Tirana, kjo eshte normale per nje metropol, por ti si fatzi qe je ske per te perfituar gje, kshu qe me mire ver shpirtin ne paqe dhe merru me ndonje biznes tjeter… Ishte me me fat se ty femija i adoptuar Blendi Fevziu, qe tashme eshte nje nga aksioneret e Toptani Center, ndersa ti e ke fatin te zi si mekrra jote pisanjose… Boll u more me keta te Rilindjes, se skane per te te dhene asnje kocke me sa duket… Do e kishin bere tashme qe kane kaluar 5 vite ne pushtet. Problemi me ty eshte se ta ka fut edhe Berisha me Lulin sa krahu e nuk zure mend….
    Aaaa, sa per punen e “Rilindjes 2”, sec lexova diku ne portalin tend qe sec do vinin ca tipa nga BE neser… Ndoshta per te konfirmuar kete artikullin tend kobzi ..ku i dihet…
    Nderkohe, ketyre kloneve te “Arit” me siper, po ju keshilloj, Zgjohuni! Debati tashme nuk eshte me Mortjes shpellare beruishiane dhe Rilindjes1, 2 apo 3 e 4. Lufta eshte mes te shkuares dhe te ardhmes, dhe e ardhmja jone tashme nuk vendoset nga ne…shyqyr Zotit e kane mare ne dore fuqi te tjera qe fati e desh tju perputheshin interesat me prosperitetin e shqiptareve ne ballkan…

    1. Ja pra ku e nxore kokën e “realistit”. Qenke po ai gër-gër-mëri enverist fanatik që pasi është bërë korespondent i përditshëm vullnetar i Temës se Mero Gëlbazes, provon herë pas here, që të lëshojë erën e tij të qelbur edhe në portalin Lapsi.
      O kafshë enveriste.
      E shkuara tragjike enveriste e Shqipërise është e shkuara që nuk e do cilido shqiptar që ka qpftë edhe minimalen e kapacitetit të trurit. Duket se injoranca tënde bie edhe poshtë këtij limiti.
      Nese sot Edi Rama e ka bërë veten për pjesën dermuese të gazetarëve e qytetarëve shqiptarë si tabelë qitje, kjo vjen pikërisht se ai kërlon të rikthejë stilin e Enver Hoxhës në qeverisje dhe më keq akoma, duke huazuar edhe stilin e kapobandave të mafies ndërkombëtare.
      Gojë ndyrë ka qenë edhe i pashkolli Enver Hoxha po aq sa i pashkolli Edi Rama, por ai shante me gjuhë të ndyre banale bashkëpuntorët e tij, por kishte aq mënd sa të kuptonte që këtë gjuhë nuk mund ta përdorte me qytetarët e thjeshtë.
      Ky zdapi i gjatë të cilit ti i shkon nga prapa e i brohoret çdo fendë që lëshon, është edhe më injorant se Enver Hoxha. Pa na e zbërthe o “realisti gër-mër” se cili na qenka sipas teje modeli i së ardhmes së Shqipërisë ? Një model akoma më diktatorial komunist se ai i Enver Hoxhës e Edver Ramës ?

  5. Kur do te hape negociatat Shqiperia, a ka ndonje date si Serbiq e Mali i Zi? O realist sa eshte numri i shqiptareve qe kane kerkuar azil politik ne BE keto vitet e fundit? O realist i pafytyre, a nuk u be Shqiperia prodhuesi kryesor i kanabisit ne bote? A nuk dolen te implikuar MB dhe kreret e policise ne trafik droge dhe nen ze flitet edhe per vellain e KM? O realist i pander; a mund te na thuash se sa leke te qelbura per te te thene vetem te paverteta nder komente???

  6. Na cate pallen e ..arit duke dhene mend , duke perdorur fjali propagandistike shabllon nga te dy krahet politike or mbeturina komentues sherbetore te tre partive kryesore . Nuk e rruan askush penisin se cfare shkruani ju dhe nuk ndikoni tek askush ,por te pakten shkruani diqka me vlere per jeten e perditshme dhe hallet e njerezve .

  7. Po cte pritet me nga nje kryeminister qe thote nuk bejme rruge qe te vijne fshataret te luajne bixhoz ne qytet dhe nuk japim ndihme ekonomike se nuk duan te punojne,,,

  8. Ore skeptike shkullake e bushate,lubonja sa te mjere jeni,kukuvajka qe vetem zi ndjellni.Po cila eshte alternativa ?Mos valle doni ju te beni Shqiperine Suedi?Ju dini vetem te derdellisni dhe vetem te marret sot nuk e kuptojne se ne Shqiperi sot nuk ka alternative kete e dine shqiptare,amerikane e europiane.Kjo nuk don te thote se nuk duhet kritikuar Rama dhe nuk duhet te kerkohet pergjegjesi me e madhe,por asesi te njellni zi.Ju duket argument shkuarja e shqiptareve ne perendim.Ore e dini ju se nga Kroacia vend qe eshte tash 10 vjete anetare BE-se largohen 100.000 kuadra ne vit shume me kualifikime te larta ,mjeke e ingjinjere madje shumica ishin te punesuar.Vitin 2017 Kroacia lejoj 40.000 leje pune per punetore te kualifikuar nga vendet jashte BE-se si Bosnja,Shqiperia,Maqedonia.dhjetra mijera gjermane jane punesuar ne Zvicerr.Ju shisni broqkulla.Asnje qeveri ne Shqiperi nuk mund te ofroje paga gjermane e zvicerane andaj eshte e pamundur ndalja e qarkullimit te mallerave dhe fuqise punetore ne Europe.Pas pranimit te Shqiperise ne Be do te kete fluks edhe me te madh te fuqise punetore.
    Shqiperia me vendet e Ballkanit po i bashkohet BE-se .Vendimi eshte marre.Degjonje ju ndjellakeq tani Kryekomisionerin e BE-se dhe pelcisni.Nuk mund te kuptoj verberine dhe urrejtjen ndaj vendit tuaj.I gezohi edhe
    tragjedive dhe fatkeqesive natyrore kur godasin Shqiperine.Germoni si uritha artikuj madje edhe te shtypit te verdhe kunder vendit tuaj.Pse keshtu?Po Shqiperia nuk eshte e Edi Rames o te mjere. Po qesh bota me ju e me opoziten patetike e shterpe.Nuk gjene askund ne bote njerze si ju te shajne e perqmojne vendin e tyre vetem e vetem per te nxire gjoja Edi Ramen.Keni mbrri ne ate shkalle sa nuk ju beson ma askush ,andaj ju duket se te gjithe Amerike e Europe jane bere me Ramen.Po kush e don dhe kush i beson atij qe nxine vendin dhe popullin e vete?!
    Pse nuk pyesni veten perse nuk po ju ka gjitzhe kjo propagande asnje efekt?Askush nuk ju beson broqkullave te shkullakeve.

  9. Per Bushatin dhe Shkullakun dhe fatin e tyre te zi lidhur me pritjet e tyre ugurzeza per integrimin e Shqiperise.E habiteshme si gerrmojne si urithat neper skutat mediatike e raporte per te gjetur e nxjerre fjalit dhe togefjalet ndjellakeqe,thuase nuk eshte fjala per vendin ne te cilin jetojne por nje pjese e teritorit serb atje ngha Shumadia.E shtrembrojne realitetin edhepse e dine fare mire vete kryekomisioneri i BE-se vjen neser ne Shqiperi dhe pothuajse eshte vulosur hapja e negociatave me Shqiperine dhe vete anetaresimi i saje ne BE deri ne vitin 2025.Ketu nuk ka dilema ,mund te kerceni perpjete dhe te perplasi per toke por BE edhe per interesa te veta ka vendose qe vendet e Ballkanit perendimor te inkuadroje.Mund ta rruaj Shkullaku edhe mjekrren dhe te kthehet sadopak ne surratin e njeriut dhe kjo nuk do te ngadalsesoje anetaresimin e Shqiperise.Po te pyeteshin shkullaket,bushatet,lubonjat e soji i tyre Junkers nuk do ta takonte fare Ramen ,madje do thoshte sa te jete Rama kryeminister nuk ka hapje negociatash.E shihni me kend kemi te bejme.Fati i bardhe i Shqiperise eshte se askush nuk i lexon shkarravinat e tyre jashte madje as shqiptaret nuk ju besojne fare broqkullave dhe pallavrava te tyre.

  10. Ore skeptike, shkullake e bushate,lubonja sa te mjere,jeni kukuvajka qe vetem zi ndjellni.Po cila eshte alternativa ?Mos valle doni ju te beni Shqiperine Suedi?Ju dini vetem te derdellisni dhe vetem te marret sot nuk e kuptojne se ne Shqiperi sot nuk ka alternative kete e dine shqiptare,amerikane e europiane.Kjo nuk don te thote se nuk duhet kritikuar Rama dhe nuk duhet te kerkohet pergjegjesi me e madhe,por asesi te njellni zi.Ju duket argument shkuarja e shqiptareve ne perendim.Ore e dini ju se nga Kroacia vend qe eshte tash 10 vjete anetare BE-se largohen 100.000 kuadra ne vit shume me kualifikime te larta ,mjeke e ingjinjere madje shumica ishin te punesuar.Vitin 2017 Kroacia lejoj 40.000 leje pune per punetore te kualifikuar nga vendet jashte BE-se si Bosnja,Shqiperia,Maqedonia.dhjetra mijera gjermane jane punesuar ne Zvicerr.Ju shisni broqkulla.Asnje qeveri ne Shqiperi nuk mund te ofroje paga gjermane e zvicerane andaj eshte e pamundur ndalja e qarkullimit te mallerave dhe fuqise punetore ne Europe.Pas pranimit te Shqiperise ne Be do te kete fluks edhe me te madh te fuqise punetore.
    Shqiperia me vendet e Ballkanit po i bashkohet BE-se .Vendimi eshte marre.Degjonje ju ndjellakeq tani Kryekomisionerin e BE-se dhe pelcisni.Nuk mund te kuptoj verberine dhe urrejtjen ndaj vendit tuaj.I gezohi edhe
    tragjedive dhe fatkeqesive natyrore kur godasin Shqiperine.Germoni si uritha artikuj madje edhe te shtypit te verdhe kunder vendit tuaj.Pse keshtu?Po Shqiperia nuk eshte e Edi Rames o te mjere. Po qesh bota me ju e me opoziten patetike e shterpe.Nuk gjene askund ne bote njerze si ju te shajne e perqmojne vendin e tyre vetem e vetem per te nxire gjoja Edi Ramen.Keni mbrri ne ate shkalle sa nuk ju beson ma askush ,andaj ju duket se te gjithe Amerike e Europe jane bere me Ramen.Po kush e don dhe kush i beson atij qe nxine vendin dhe popullin e vete?!
    Pse nuk pyesni veten perse nuk po ju ka gjithe kjo propagande asnje efekt?Askush nuk ju beson broqkullave te shkullakeve.

  11. Shqiperia ka nje qeveri te forte dhe stabile,jo te persosur sepse ka vend te behet shume me teper,por aleatet tone dhe shumica e shqiptareve besojne se Shqiperia po bene kthese historike ne funksionimin e shtetit te se drejtes dhe ne krijiminn e nje shteti normal.SI aleatet ashtu edhe 75 % e shqiptareve jane te bindur se sot Shqiperia nuk ka opozite funksionale,per fat te keq nuk ka alternative sepse opozita dhe nje pjese e gazetareve dhe opionisteve nuk bejne as nuk ofrojne asgje tjeter pos baltes dhe ndytesise me te cilčen perpiqen ta ndyejne sa me shum,e vendin e tyre ne sy te qytetareve dhe te nderkombetareve.Ky destruktivitet e ka bere teresisht te pabesueshem,madje edhe qesharak .Eshte ky nje qendrim i turpshem i cili eshte ushqim per ato forca antishqiptare .

  12. Na qenka lodhur ky komentuesi romancier i gjerizit komunist, me pseudonimin REALISTI. sa i zi e re alist eshte e tregon zallamahija e mendimeve me sulme, alla komuniste kete qelbesire i bashkimit te fekaleve demokratike. Shkruani ore qelbesira nga zyrat e idiotit, e atij GBLse, se merrni para edhe per tu pa,,,,, ar. Ju kafshe te kohes see reqe te vritni naten e t qani diten. Skeni kujt ti ngjani. ORIGJINES.

  13. O pseudorealist, nje gje eshte e sigurt, qe e vetmja gje reale ne te gjitha eshte se paguhesh ne menyren me te ndyre per t’iu mbushur mendjen shqiptareve se kjo eshte qeveria me e mire. Duhet ta dish se je injorant dhe i paafte dhe asgje me teper… aha harrova duhet te jesh shume i mire si bythelpires deri sa ben keto komente. Po te them vete nje shprehje te te madhit Ronald Reagan “Qeveria eshte rreziku me i mafh per nje shtet” qe do te thote se cdo njeri qe kundershton qeverine e momentit dhe nuk eshte bythelepires, eshte njeri i lire, te tjeret kane thjesht kenaqesi te lepijne bythen e rradhes

  14. O ipa emer, KOPIL i rilindjes se kelysheve hijena te komunizmit. po ti cfar han, e ke ngrene

    Banditeteshkaterrimit te demokracise,sulmoni me stilin tuaj te ndyre cdo ken qe ia perplas idiotitete shfrenuarit tuaj maskaralleqet e tij e tuajat bashke.E gjeni menyra e shprehje nga shkolla e bufonit, komik politik te E, RAMES.Une SHKULLAKUN, nuk e njohper se afermi, por si analist, e po qese ju e sulmoni se ai nuk ka mendimet tuaja, e nuk u mban iso,E aq me teper eshte opozitar me qeverite.Por ju i doni si ata qe keni ne sqetull, si ata qe i keni bler, e si ata qe ky kryeminister i tremb me cmendurine etij. e pastaj doni te na mesoniju qelbesirat e rilindjes se c;eshte demokracia.

  15. I pa emer edhe totalisht i njeaneshem ti qe mbron shkullaket dhe keta qe nuk lene gure levizur per te njollose dhe per te paraqitur sa me zi Shqiperine ekete ne radhe te pare duke krijuar skepticizem dhe humbje shprese per shqiptaret dhe duke penguar sa mundeni integrimin e vendit tuaj neqoftese e konsideroni te tille.APo ndodhta Shqiperia eshte atdheu juaj vetem kur e qeverisin Berisha e Basha dhe ju paguanin se mercenare.A ju kane plase syte e nuk shihni apo si e keni hallin.A nuk po shihni se partia juaj eshte mbushe me injorant dhe perverz qe nga koka deri ne Salianjin.Pse atehere po lehni ne hane kur e dini mire se nuk ka alternative .Pse nuk po bashkohi ju “kokat e menqurtise univerzale” qe nga Shkullaku e deri tek Qim Peka me bushata e lubonja,hoxha e bejte ,ta provoni veten dhe neqoftese na sillni nje alternative me te mire edhe ne do behemi me ju,por deri atehere mos baltosni Shqiperine dhe mos pengoni integrimet dhe ecjen perpara sepse nuk kemi atdhe rezerve.Gjitha vendet e Europes kane mazhorance e opozite ,por nuk gjene nje opozite te njollose nate e dite vendin e vete po as kesi byqym analistesh e opinionistesh qe nuk lane te zeze pa thene per vendin ne te cilibn kullosin majme pa pase zgjidhja as alternative.Pse nuk ia veni gishtin kokes e nuk i pervjelni duart te ndertoni kete alternative por vetem shani e perqmoni Shqiperine e shkrete e shumca nga ju mercenaret jeni se paku milionere dhe nuk ikni asgjekundi sepse nuk do gjeni ma mire.Ne asnje vend nuk ju shiten broqkullat dhe intrigat si ne Shqiperi.Pelcisni tani sepse e verteta ju vret . E keni pare mjekerrshprishurin Shkullak eshte bere si i qartun dhe ky eshte barometri se Edi Rama eshte ne rruge te mbare .

  16. Shenjat e deshtimit kjo qeveri e Rames i ka dhene qe ne mandatin e pare. Aty ku qeverite krahasohen dhe testohen masivisht, Ne Ekonomi!
    Ed Rama eshte nje analfabet ne Ekonomi. Kesaj paditurise tij ju shtua dhe nje Minister Ekonomi-Finance, nje spurdhjak me zanat mesues anglishtje si HaMUTAJ.
    Deshtimi u be i plote. Me nje Kryeminister dhe nje Minister Ekonomi-Finance qe te dy injorante ne Ekonomi, sot Ekonomia eshte si nje anije pa timon ne det te hapur.
    Vetem nje fakt i deshtimit ekonomik te qeverise Rama :
    Borxhi publik ne 2013 ka qene 62%, sot ne 2018 borxhi publik eshte 74% (kete nuk ka Rilindjot ta mohoje dot).
    No comment!

  17. realisht, cfare kishte te mire nga mandati i pare per te thene se po vuhet sindroma e mandatit te dyte?? Kjo qeverisje pa mandat se vullneti i popullit u manipulua mediatikisht ne mandatin e pare dhe u ble ashiqare ne mandatin e dyte eshte me negativja ne keto 30 vite absolutisht. Vertet nuk eshte si diktatura 92-97 por eshte po aq diktatoriale ne thelb.

  18. “Realisti” qartesisht jashte realitetit , duket se eshte ndonje ish oficer ne emigracion, qe ha neper kafe parate e asistences se ndonje vendi ku nuk ka kontribuuar kurre, e jep mend ( pa mend), ne vendin ku kontribuoi per ta sjelle ketu ku eshte sot !
    Kjo kategori qe e merr informacinin e fabrikuar nga partia , e qe mbyll syte pa pyetur kurre pse nuk jemi si vendet ku “ Realisti” ka zgjedhur te jetoje , duhet thjesht INJORUAR!
    Asnje shqiptar qe jeton ne kete realitet pavaresisht bindjeve politike , nuk mund te justifikoje arrogancen , injorancen, mungesen e respektit dhe talljen e ineligjences qofte edhe elektoratit ( ne fakt driteshkurter ..e me memorje te humbur), qe i ka sjelle ne pushtet monstrat e babezitura pa bindje dhe ngjyra politike !
    Hesht “ Realist”, e falendero fatin . ..

  19. Qeveri e arrogances dhe injorances ishte qeveria e malokut te Vicidollit i cili e shendrroi Shqiperine ne nje anarki pa drejtesi as norma ligjore.Duhen vite e vite te riparohen demet qe i jane bere vete shtetit, ambientit e te mos flasim per mentalitetin .Pasqyra e antishtetit ndeshet ne te gjitha fushat e jetes.Ne mosfunksionimin e drejtesise,policise, administrates,manipulimet me pronat,shkatrrimi i ambjentit.Sali Berisha beri nje fantazme shteti te cilin eshte e veshtire te riparohet.Jemi deshmitare te masakrave qe jane bere me pronat ,me bregdetin,me ndertimet e egra,me padrejtesite,me instrumentalizimin e drejtesise me shkatrrimin e pyejeve,me shendrrimin e Shqiperise ne kazan mbeturinash.Katrahure shteti qe ka ndertuar maloku i Vicidollit eshte shume e veshtire te riparohet dhe te sillet ne binare normal ,jo per nje a dy mandate por duhen vite e vite.Sepse anomalite dhe jonormalitetet ekstreme jane pranuar si norma shtetrore.Nje shtet te tille i ngjane me shume bangladeshit se sa Europes.Rama ka ndermarre shume reforma por keto nuk jane te lehta sidomos duhet te luftohet me mentalitetin dhe me mbeturinat e antishtetit te Berishes nje nga hallkat e te cilit jane edhe keta pseudo gazetaret e opinionistet te cile kullosnin pa meshire duke i sherbyer shtetit piramidal te Berishes.Sot eshte evidente se populli mbi 75 % eshte me EDi Ramen dhe reformat e tija sado te dhembeshme jane per ta ,sepse e kane kuptuar mashtrimin dhe katrahuren ,e kane kuptuar se ishin viktima te nje injorance qellimkeqe dhe shfrytezuese.JU e dini se Shqiperine e sundonin femijte e Berishes me Fazlicet madje ka edhe filma holivudian per kete.Megjithate nje pjese e mediave dhe mbeturinat berishaine po perplasin shqelmat e fundit duke u perpjekur te ruajne plaqken e vjedhur nga populli dhe privilegjite ,por Reforma e drejtesise e perkrahur fort nga SHBA-te dhe BE-ja se shpejti do i dergoje pas hekurave te gjithe ata qe i shkatrruan ardhmerine shqiptareve.Nuk eshte larg te vertetes se pas grilave mund te gjenden edhe shkallaket me kompanine e Kazanit sepse besoj se i kane zbutur mjekrren dhe mustaqet ne qypin e mjaltit.

  20. Shkullak e Bushat me shokun Fatos besoj se pas deklerates se Presidentit te Komisionit te BE-se me lind e drejta te mbaje nofken realisti , e ju duhet te pranoni se keni genjyer e ju keni gezuar perparesise se Serbise e Malit te Zi dhe stagnimit te vendit tuaj Shqiperise lidhur me vitin 2025 apo. E shifni pra se genjeshtra dhe intriga i kane rrenjet e cekta,JU dhe gjithe atyre zemerzive fanatik partiak qe rrehnit gjoks per suksesin e Serbise ua mbylli gojen me m.t hiq me pak se autori i strategjise Europiane njeriu nr 1 i BE-se Juncker.Nuk ka turp as shemti me te madhe se ti gezohesh mossuklsesit dhe renjes se vendit tuaj.A nuk e shihni se ne qfare niveli ke rene? Shqiptareve nuk ju bejne fare pershtypje intrigat tuaja por si intelektual qe i thoni veti turp te keni.

  21. KosovariREALISTI. na qenka as me shume e as me pak propagandistie mburoja e IDIOTIT, shtetar RAMA.Beji llogarite e i cunguar nga bota e zhvillimit, se kur jetonte populli me mire, sa vendepune kishte, sa rruge u bene, kush ju futi ne NATO, e EUROPE qe moren vizat , mashtrimituaj komunist, qe na delnit me flamuret e komunizmit ne proteste, qe SHQIPERIA te mos hynte ne NaTo Jenimonstra te mashtrimit, e fallsifikimit te historise e realitetit. Nga bandite, komite komunistash nuk pritetqe keta ta duan demokracine, por janekusaret qe vjedhin ndregjegjen e qytetareve.Larvate mikrobet tuaja, do ngordhin pas nje dinsifektimi popullor.Hipokrizia recitiveqe ju na shprehni eshte sa fallco dhe e pa vlere.

  22. Po edhe sa si ky Realist mbetje. Fekale nga plehu i koperatives ka. sot ne shqiperi. qe i lepijne b…. pa. Nderpre ketyre qe mbollen. ter shqiperine me kanabis ndoshta edhe ky. eshte shites ose. konzumues si idoli i tijEdi. Derrrrr Droga

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *