• |
ide | kryesore

Aksidenti në Golem/ Sa mbi limit po ecte makina që doli nga rruga

Lajme, Të fundit



Detaje te reja janë zbuluar për aksidentin e ndodhur një ditë më parë me dy viktima në zonën e Malit të Robit në Kavajë. Ekspertët e Policisë Rrugore kanë dalë në përfundimin se drejtuesi mjetit tip “Toyota Corolla”, Halil Koka, po udhëtonte me shpejtësi 130 kilometra në orë, kur limiti i lejuar ishte 90 km.

Pikërisht në vendin ku ndodhi ngjarja tragjike për familjen Pisku, drejtuesi i automjetit tip “Toyota Corolla”, Halil Koka ishte duke udhëtuar me mbi 40 kilometra në orë më shumë se limiti i lejuar prej në 90 kilometrash.

Sipas dëshmitarëve okular, Edlira Pisku, mbrojti me trupin e saj nga aksidenti, djali e vet 8 vjeç. I mituri ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë dhe sipas mjekëve ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Këtë të diel u përcollën për në banesën e fundit dy viktimat e familjes Pisku.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *