• |
ide | kryesore

Basha publikon VIDEO-n: Ky është realiteti, jo mashtrimet e Ramës për familjet e varfëra

Lajme, Të fundit



Lulzim Basha postoi një video në Facebook që tregon se si një familje tepër e varfër, në të cilën kryefamiljari u punësua vetëm dy muaj, u përjashtua nga Edi Rama nga ndihma ekonomike.

Basha shkruan se kryefamiljari dëshiron të punojë, por nuk ka dhe nuk gjen dot punë.

Deklaratën e Ramës, se puna ka por njerëzit qëllimisht zgjedhin ndihmen ekonomike prej 50 mijë lekë, Basha e cilëson si gënjeshtër.

Postimi i Lulzim Bashës në Facebook: 

“Shikojeni kronikën më poshtë. Kësaj familjeje i kanë hequr ndihmën ekonomike sepse kryefamiljari ka qënë 2 muaj i punësuar. Meqë ka punuar 2 muaj, e kanë penalizuar 6 muaj nga ndihma. Prej muajsh i papunë, kryefamiljari do që të punojë, por punë nuk ka e nuk gjen. Edhe pse pa punë, Rama e ndëshkon pse ka punuar 2 muaj. 

Pune nuk ka. Dhe nuk ka njeri ta besojë se këto familje zgjedhin 50 mijë lekë ndihmë para nje rroge.

Jo mashtrimet e Ramës, por ky është realiteti i mbi 20 mijë familjeve që iu është hequr pa asnjë shpjegim, buka e fëmijëve.”

Videoja e marre nga FB i Bashës: 



2 Comments

  1. Pashë ne mediat, se Rama për të “argumentuar” se ndihmat sociale janë dhënë në mënyrë abuzive, të paraqesë dy foto të dy shtëpive, një “vilë” e një shtëpi thuajse kasolle të një familje rome.
    Problemi i integrimit të komunitetit rom në shoqeri, është një problem kompleks që ekziston në gjithë Europën, ku më shumë e ku më pak.
    Duke krahasuar këto dy fotografi, pa u thelluar më shumë, efekti propogandistik dukshëm se le gjurmë kundërshtimi. Cilido duke parë fotot, do të thoshte se si mund ti jepet ndihmë sociale një familje që banon në “vile”, e ndihmë sociale nuk mer një familje që jeton në këtë kasolle.
    Ndërkaq qeveria Rama me politikat e saj të mbrapshta ekonomike e financiare, tashmë është vërtetuar se me taksat e saj selektive, ka shkatëruar me mijra biznese të vogla, duke bërë të kundërtën e asaj që duhej të bënte.
    Ka goditur ate pak shtresë të mesme që u krijua në Shqipëri, duke e kthyer ate në shtresë të varfër.
    Progresi social ekonomik i cilitdo vendi, arrihet kur pakësohet shtresa e varfër dhe shtohet gjithnjë e më shumë shtresa e mesme.
    Nëse hedh sytë në gjithë Shqipërinë e sotme, e ajo që të bie në sy, është se kudo sheh të ndërtuara shtëpi e vila.
    Një pjesë e madhe e tyre janë ndërtuar me para të dyshimta, por ka edhe shtëpi të ndërtuara me kredi nga biznese të vogla, ose me para të emigrantëve që duke shfrytëzuar çmimet e leverdisëshme të ndërtimit, ndërtojnë në Shqipëri e në këto shtëpi banojnë prindërit e tyre pensioniste me një gjendje të mjeruar financiare.
    Është mashtrim tepë naiv për Shqipërinë, që duke paraqitur një shtëpi në pamje të jashtëme komode e një tjetër në pamje të mjerë (shtëpitë e romëve), të dalësh me pretendimin se qënka pamja e jashtëme e shtëpisë, ajo që përcakton nivelin e jetesës.
    Në çdo shtet ligjor, nuk është pamja e jashtëme e një shtëpie ajo që përcakton nivelin e jetesës e nevojën për ndihma sociale. Është niveli i të ardhurave të atyre që banojnë në ato shtëpi, që duhet të përcaktojë se kush ka nevojë për ndihmë sociale.
    I rruat “vila” ku banojnë pensionistët e mjerë shqiptarë, e mijra familjeve që kanë falimentuar me bizneset e tyre të vogla e ndërkaq nuk janë në gjendje të sigurojnë bukën e gojës.
    Dikush mund të hidhet e të thotë, se kur nuk sigurokërkan bukën e gojës, përse nuk i shesin ato shtëpi ?
    Shtëpit që kanë ndërtuar emigrantet me kursimet e tyre, nuk i shesin sepse edhe atje ku kanë emigruar nuk e kanë sigurinë e punësimit. Papunësia është një fenomen i përgjithshëm edhe në vendet më të zhvilluara ekonomike. Bizneset e falimentuara që kanë kaluar në mjerimin e varfërisë, jetojnë me shpresën e ndryshimit të politikave të mbrapshta qeveritare.
    Si e kanë zgjidhur problemin e ndihmave sociale vendet e zhvilluara ?
    Vetëm duke përcaktuar nivelin e të ardhurave minimale të qytetarëve e duke ju dhënë ndihmë sociale atyre qytetarëve, që në bazë të këtyre të ardhurave, nuk kanë mundësi të mbijetojnë e jo me paragjykimin se kanë një televizor, një frigorifer apo një shtëpi “vilë”.
    Rama nuk e kupton se me këtë arsyetim e krahasim mediokër, ka bërë autogol, pasi është qeveria e tij që në pesë vjet ka bërë vetëm një shtesë formale pensionesh, e se ështe ai që me politikat e mbrapshta të taksimeve selektive, varfëroi me mijra familje biznesesh të vogla.
    Haron apo nuk e kupton ky zotëria kryeministër, se si mund të sigurojnë nivelin qoftë minimal të jetesës, me këto çmime të dyfishuara të shërbimeve publike, ushqimet, energjia elektrike, uji , ilaçet apo shkollat pensionistët e gjorë, e biznesmenët e falimentuar ?
    Si nuk e kupton ky kryeministër se shkaktar i shtimit të numurit të të varfërve në Shqipëri, eshte qeveria që kryeson e që kujdeset vëtëm për të fryre xhepata e tyre ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *