• |
ide | kryesore

BIRN: Kullat, Veliaj zgjodhi oligarkët para interesit të qytetarëve

Kryesore, Lajme

Edhe politikani më mediokër e di se për të fituar zgjedhjet është e nevojshme të bëhen premtime të mëdha, të cilat japin zgjidhje për problemet e mprehta me të cilat përballet shoqëria. Kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj nuk është politikan mediokër. Madje revista ‘The Economist’, në një artikull në mes të dhjetorit e përshkruante 37-vjeçarin që njihet gjithashtu si ‘Lali Eri’, si liderin e ‘ardhshëm të vendit’ – pasi sipas saj rivali i tij i vetëm Saimir Tahiri u përfshi në një skandal me narkotrafikantë.“Të gjithë mund t’i shohin rezultatet e punës së tij,” shkruan ‘The Economist.’

Ngjashëm me rezultatet e punës së z.Veliaj, që revista britanike i sheh me nota pozitive, një rezultat tjetër që nuk mund të fshihet është vlerësimi nëse angazhimet elektorale që kryebashkiaku ambicioz socialist mori gjatë fushatës për zgjedhjet vendore në vitin 2015 po jetëzohen. Një nga premtime ku Z. Veliaj është ndalur në një intervistë për BIRN tre vjet më parë, lidhet me nevojën për të kufizuar ndërtimet në zonat me densitet të lartë si qendra e kryeqytetit apo zona të gjelbra si parku i Liqenit.

“Unë e kam thënë shpesh herë në dëgjesat e ndryshme me banorët e Tiranës, se në qytet nuk ka më hapësira për ndërtim. Ndarja e re administrative ofron një mundësi ideale që ndërtimet të shtrihen drejt zonave periurbane e rurale, ashtu siç ka ndodhur në shumë prej kryeqyteteve Europiane. Dhe pikërisht këtë do të bëjmë,” tha Veliaj në vitin 2015.

“Do t’i orientojmë ndërtimet drejt këtyre zonave, çka do të sjellë zhvillim për to dhe njëkohësisht, do të garantojë frymëmarrje për Tiranën aktuale. E thënë shkurt, nuk do të ketë ndërtime të reja në zonat me densitet të lartë,” shtoi ai.

Intervista e BIRN me Z. Veliaj ishte pjesë e një përpjekje më të gjerë, për të mbledhur premtimet elektorale nga  kandidatët për kryebashkiakë që garonin në zgjedhjet vendore të qershorit 2015-të, në mënyrë që qytetarët të kishin mundësi t’i mbanin përgjegjës për ofertën e tyre elektorale nëse ato zgjidheshin.

Pyetjet për kandidatët u identifikuan nëpërmjet një procesi që përfshinte intervista me më shumë se 300 aktivistë, përfaqësues grupesh interesi, dhe drejtues organizatash jo-qeveritare në 61 bashkitë e reja që dolën nga reforma administrative, në periudhën shkurt-mars 2015, në mënyrë që të identifikonim sfidat, shqetësimet dhe problemet kryesore në secilën bashki. Një nga shqetësimet e shumta që u ngritën gjatë konsultimeve me grupe interesi, urbanistë dhe aktivistë të shoqërisë civile në Tiranë lidhej me betonizimin e qytetit.

“Një mendësi e re në shpërndarjen e lejeve të ndërtimit konsiderohet emergjente për Tiranën, e cila vuan nga betonizimi dhe reduktimi drastik i hapësirave të gjelbra. Zgjerimi i qytetit drejt  komunave përreth krijon mundësi për të shfryrë presionin për leje ndërtimi ndërtim përmes zhvillimit të hapësirave të reja urbane,” u sugjerua nga palët e konsultuara në vitin 2015-të.

Ky shqetësim dhe të tjera të mbledhura nga komuniteti i ekspertëve, u kondensuan në një seri prej 12 pyetjesh që iu paraqitën kandidatëve për kryetar bashkie. Zoti Veliaj ishte një nga 100 kandidatët që u intervistuan në të gjithë Shqipërinë, përfshirë dhe 5 sfidantët e tij për bashkinë e Tiranës.

Pas miratimit të planit të ri të përgjithshëm vendor të Tiranës ‘TR030’ një vit më parë, Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar një numër projektesh për kulla shumëkatëshe në qendër të Tiranës- një zonë me densitet shumë të lartë ndërtimi. Këto projekte tashmë gëzojnë dhe mbështetjen e z. Veliaj.

Tre vjet pas intervistës me BIRN – përrmbajtja e së cilës nuk ndryshon shumë me intervista të ngjashme të dhëna nga Veliaj edhe në disa programe televizive, duket se pozicioni i kryebashkiakut për sa i përket ndërtimeve në qendër të Tiranës ka ndryshuar. Madje gjatë një debati më tone të larta me kolegë gazetarë në emisionin ‘Opinion’ të Blendi Fevziut në TV Klan të enjten, zgjidhja e ofruar nga kryebashkiaku për këto sipërfaqe është diametralisht e kundërt me premtimet me anë të të cilave ai u mandatua në vitin 2015-të.

“Këto sipërfaqe shkojnë në ajër, të cilën e kemi, tokë nuk kemi,” tha Veliaj për të treguar preferencën e tij për ndërtime shumëkatëshe në qendër të kryeqytetit. “Nëse secila prej atyre kullave – për këto nevoja hotelerie dhe zyrash që ka sot Tirana, do të shtriheshin përmbys, do na zinte një sipërfaqe jashtëzakonisht të çmuar,” shtoi ai.

Që toka është e çmuar në Tiranë nuk është një konstatim i ri. Politikat spekulative të zhvillimit gjatë dy dekadave të fundit e kanë bërë sektorin e ndërtimit një nga më fitimprurësit në vend, i aftë t’i kthejë kostot e një metri katror apartamenti nga 300 euro në një çmim shitje fundor disa herë më të lartë.

Ky spekulim, i cili nuk mundësohet nga oferta e tregut por korrupsion me politikat e zhvillimit dhe lejet e ndërtimit, po krijon në kryeqytet paradoksin e ‘mallkimit të burimeve.’

Sipas ekonomistëve një nga format e ‘mallkimit të burimeve’ ndodh kur një mall i shumë i kërkuar por i pamjaftueshëm – si toka për ndërtim në Tiranë, kontrollohet në mënyrë jo transparente duke i dhënë mundësi zyrtarëve dhe personave të lidhur politikisht të korrin fitime të mëdha.

Dieter Zinnbauer, një ekspert me organizatën Transparency International vlerëson se kjo formë spekulimi ose ‘qiraje’ e imponuar mbi qytetarët, jo vetëm që i shkakton një dëm të pallogaritshëm në të ardhurave të qytetit – të cilat shkojnë në xhepat e politikanëve dhe oligarkëve, por shkakton gjithashtu një zhvillimin urban të deformuar dhe të padrejtë që sjell pasoja për dekada në të ardhmen.

Zhvillimi i shpejtë i qyteteve si Tirana, i krijon mundësi zyrtarëve të përfitojnë shuma marramendëse nga rritja e të ardhurave që vjen si pasojë e ndërtimit dhe një pjesë e mirë e këtyre parave, për shkak të kontrolleve të pakta mbi transaksionet në pasuri të paluajtshme, parkohen ose investohen në ndërtimet urbane – si kullat shumëkatëshe që promovon bashkia e Tiranës. Ashtu siç shprehet dhe kryebashkiaku, kjo formë spekulimi e bën tokën vërtet të‘çmueshme’ – për politikanët dhe oligarkët që do të përfitojnë nga ndërtimi i kullave, por nga ana tjetër ajo kthehet në një mallkim për të rinjtë dhe rejat që do ta ndërtojnë jetën në kryeqytet për dekadat që vijnë. Midis interesit jetik të qytetarëve dhe atij të oligarkëve – tashmë duket qartazi se Veliaj e ka bërë zgjedhjen e tij.

BESAR Likmeta /BIRN

15 Comments

  1. Jo vetem qe kullat e reja do jene shume te shtrenjta per te blere dicka nga te rinjte, por gjithashtu me ato rruge te ngushta qe ka Tirana, cfare do te behet me ate qe quhet trafik?

    1. Kush eshte ky maskara qe i duket vetja si pronari i Tiranes ?!
      Delenxhi me nivel kopeshti, ke te dhena vetem per te mashtruar dhe rrjepur !

  2. Pse kishit dyshim se kë do zgjidhte?! Të paktën të mendohemi pak në 2019 kur të jenë zgjedhjet y tjera.

  3. ERIONI I EDVINIT PO TE MOS KISHTE PUNUAR FARE DO T’I KISHTE BERE NJE SHRBIM TE MADH KRYEQYTETIT TONE

    Ky Kryebashkiak pa shkolle me dipllome te blere ne SHBA ne nje Universtet pa emer per fiskulture, njesoj si BOSI i tij qe hante makarone nen urat e Parisit jane duke u bere milionere me masakren urbanistike qe po kryejne ne Tirane. Hypni tek Kulla e Vodafonit qe te shikoni se cfare masakre po kryhet ne Tirane, shkoni tek shkolla Partizani qe eshte afer Pazarit me te cilin mburren keta kaqole qe te shikoni Kulcedrat qe rrethojne shkollen publike si ne asnje vend tjeter te Botes, shkoni tek Komuna e Parisit, poshte diges se Liqenit, ne Bathore dhe Kashar, po deshet ne Yzberisht e ku ta di une, qe te bindeni se urbanistika e Tiranes drejtohet nga alifmatrake injorante dru me pre, por lakmitare dhe arrogante qe nuk e le “gurin te bjere ne toke”, por shikoni sheshin Skenderbej nje shemtire guri dhe betoni qe eshte i bukur vetem ne trunin e fishkur te Edi Rames, shikoni si prishi Stadiumin Kombetar per te ndertuar peniset e tij prej betoni duke i reklamuar me demagogji enveriste si “Mrekullira te Botes”. Keshtu po vepron edhe me Teatrin Kombetar, por nuk harron te mbroje me stoicizem bolshevik Piramiden Famekeqe te Enverit qe projektoi dhenderi i tij Kolaneci si nje shemtire ogurzeze dhe rezil i shqypnise ne syte e Botes.

    Ju thone per tone te larta te Erionit ne emisionin OPINION te Blendi Fevziut die e enjte ne darke? Une per vete si teleshikues i ketij emisioni them per vete se te gjithe shqyptaret pane me sy dhe degjuan me veshe nje rrugac fodull dhe arrogant qe foli 99 % te kohes ne emision dhe qe i trajtoi gazetaret si leter higjenike, bile ofendoi rende damen e vetme ne emision si nje halabak ordiner me fjalet “E DASHUR” dge “GENJESHTARE” etj ne syte e Blendi Fevziut qe bente sehir indiferent me shkop ne dore.

    KUSH JA JEP TE DREJTEN ERIONIT TE SILLET SI RRUGAC NE NJE STUDIO TELEVIZIVE?

    Mendoj se pas tij fshihet Edi Rama qe po kerkon te fitoje ne kurriz te qytetareve nga megalomania e fantazise se semure ne nje kohe qe Shqypnia po perjeton nje varferi ekstreme njesoj si ne Kohen e Qepes te Enverit. Ketu lind pyetja:

    PSE KETA MEGALOMANE LAKMITARE DUAN TE NDERTOJNE VEPRA MADHESHTORE SI ASKUND NE BOTE KUR VETE DEKLAROJNE QE JANE TE VARFER SI BASHKI DHE SHTET?

  4. ERIONI I EDVINIT PO TE MOS KISHTE PUNUAR FARE DO T’I KISHTE BERE NJE SHRBIM TE MADH KRYEQYTETIT TONE

  5. Pa dyshim qe krahasuar me ish kryebashkiakun Basha, Lali Eri eshte yll! Problem mbeten parallinjte ose si i quan shtypi oligarke, si behet? Parate i kane ata, e ata jane ne gjendje te vendosin se ku do ti investojne parate e tyre. Problem tjeter mbetet fakti se te gjithe parardhesit e kryebashkiakut te tiranes i kane dhene OK te gjithe parallinjeve e sot ne kemi nje qytet burg. Ku sip katrore per njeri eshte ne minimum. Pra kemi nje politike qe qytetari eshte i fundit qe pyetet! Si mund ta bejme qytetarin e kryeqytetit qytetar evropjan? Pyetje e veshtire! Para se ta diskrititoni “lalin” e mire beni, vrisni mendjen se me ke do ta zevendosoni. Me nje nga karagjozet e Berishes!?.. Te qyteterohemi! te protestojme e te mos harojme. Te behemi me te zgjuar seç ishim!

    1. Edhe kjo batuta qe “eshte me mire se Basha” po i del boja. Basha kishte problemet e tij, po nuk abuzoi kaq shume me lejet. Dhe abuzimi me lejet eshte problemi dhe detyra kryesore e Kryetarit te Bashkise.

      Per aq kohe sa ka dhene me pak leje te tilla, une e konsideroj me te mire. Punet e tjera jane çikerrima.

  6. Qenka lodh shume Besari per kte shkrim. Ka tre vjet qe shkruan Lubonja per kullat, djemte e BIRN kujtohen tani. Shkoni merrni rrogen tek Soros o te shitur!

  7. Eureka! Nje i Paemer dhe intelektuali qenkan i njejti person! Sa qesharake behen keta njerez! Nese nuk dini mos komentoni!

  8. Eriona kopilia deri dje e hati karin pervete tani po ja zhyt ghithe tirones po mire ti behet se ai i don dhe ata e duan…

  9. Nuk e kuptoj kush eshte interesi i qytetareve dhe kush eshte ai qe e vendos per oligarket! Ju pisa te lapsi.al nuk kujtoni se oligark eshte Saliu dhe Luli! Hajdutet dhe vrasesit e qytetareve, jo te interesit te tyre! Vrases! Duart me gjak te pafajshem shqiptari! Keta edhe komentuesit ose jane naive ose budallenj por ka dhe opsion tjeter jane pjese e krimit te Sales!

    1. Ne fakt budallenj jeni ju qe nuk e keni kuptuar ende qe PS dhe PD kontrollohen teresisht nga i njejti grup biznesmenesh ndersa ju ziheni per Sali Serbin dhe Ed Pederastin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *