• |
ide | kryesore

Parashikimi/ 90% e Shqipërisë mbulohet nga bora, Tirana …

Lajme, Të fundit



Reshje dëbore mund të bien edhe në Tiranë ditët në vijim. 90% e territorit shqiptar do të zbardhet nga bora.

Kështu u shpreh meteorologia Tanja Porja në një lidhje telefonike me “Neës 24”. Porja shtoi se këtë javë do të ketë ulje drastike temperaturash, që mund të arrijnë deri në -12 gradë celsius në zonat malore.

 

“90 % e territorit të vendit do zbardhet nga bora Do shohim flokë dëbore edhe në qytetin e Tiranës. Zonat e Durrësit, Kavajës nuk do të ketë reshje dëbore.

Përmirësim të situatës meteorologjike do të ketë të mërkurën dhe të enjten, përsa i përket reshjeve por temperaturat do të vijojnë të jenë të ulëta.

Mund të shkojnë deri në -12 në zonat më të thella malore. Të premten ka një rritje të theksuar temperaturash. Fundjavën tjetër i kthehemi kushteve normale të motit,” – tha Porja.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *