• |
ide | kryesore

Plas lufta Rama-Basha në Facebook, kush i do më shumë të varfërit?

Lajme, Të fundit



Ditët e fundit profilet e Edi Ramës dhe të Lulzim Bashës janë pushtuar nga fotot e shtëpive të varfëra, nga histori mashtrimesh me ndihmën ekonomike apo me histori njerëzish që jetojnë në mjerim.

E gjjitha për shkak të skemës së re të ndihmës ekonomike që sipas Edi Ramës përjashton përtacët dhe mahtruesit, ndërsa sipas Bashës lë pa bukë 20 mijë familje të varfra.

Mbrëmjen e së dielës Rama ka publikuar dy foto që tregojnë shtëpinë e një personi të përjashtuar nga ndihma ekonomike dhe të një tjetri që ka hyrë në skemë. Foto më poshtë:

“Lart vila e K.S në Bulqizë që deri dje merrte çdo muaj ndihmë ekonomike dhe poshtë shtëpia e Z.J po në Bulqizë që nuk përfitonte ndihmë ekonomike. Me skemën e re, K.S është përjashtuar dhe Z.J është përfshirë në skemë.

Fotot tregojnë qartë se cila nga kto dy familje është në nevojë” shkruan Rama.

Nga ana e tij Lulzim Basha ka shpërndarë një kronikë të Zërit të Amerikës, që sjell mjerimin e një gruaje që nuk e përfiton më ndihmën ekonomike.

“Prej 5 vjetesh i perzgjedh Edi Rama kush e merr e kush jo ndihmen ekonomike. Nese ka abuzues, pergjegjesia eshte e tij. Po kjo nuk mund te justifikoje aspak vendimin kriminal per tu hequr buken e gojes 20 mije familjeve qe s’kane asnje mundesi tjeter per te mbajtur frymen gjalle” shkruan Basha në Facebook.

Statuse të ngjashme bëhen çdo ditë si nga Rama, ashtu edhe nga Basha që kur nisi debati për skemën e re të ndihmës ekonomike. Më poshtë janë disa prej tyre:



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *