• |
ide | kryesore

Turistët nordikë me një plan ‘B’ nëse nuk i pëlqen Golemi…

Pikante



Në datë 11 maj 2018, një avion me turistë nga vendet nordike do të ulet në Rinas dhe me autobus do të shoqërohen për në Golem. Pushuesit do t’i drejtohen hotelit që kanë rezervuar për të kaluar një javë pushime në Shqipëri, por avioni nuk do të largohet nga aeroporti.

Ai do të qëndrojë gati që, nëse ndokujt nuk i pëlqen infrastruktura apo hoteli, të kthehet brenda ditës në vendin e tij. Është sa për të qeshur aq edhe për të qarë ky skenar, por është tërësisht pasqyrë e realitetit shqiptar.

Kur u deshën gati dy dekada që të huajt të hidhnin sytë nga Shqipëria dhe të na merrnin seriozisht si një destinacion turizmi, sërish kanë rezervat e tyre. Janë grupet e inspektimit të agjencisë nordike Apollon, që kanë vizituar Golemin dhe që kanë gjetur një rrugë të kthyer përmbys në punime dhe kanë hartuar pikërisht skenarin e mësipërm, sikurse sqarojnë operatorët turistikë vendas.



2 Comments

    1. Bathorizimin e Breg detit e beri Tos “spiun” Nano kur aprovoj ligjin per ndertime afer vijes te uijit, ai lideri historik!!
      Sala bathorizoj Tirone se nuk e ka idene cfar do te thote qytetrim

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *