• |
ide | kryesore

VIDEO/ “Pajtohen” Conte dhe Mourinho, çfarë nuk u pa në TV

F1, Sport



Ata nuk lanë gjë pa i thënë njëri – tjetrit. E quajtën njëri tjetrin “palaço”, “mashtrues”, “gënjeshtar”, “dështak”, madje edhe “të dënuar për trukim”. Këtë të diel trajneri i Chelsea, Antonio Conte dhe ai i Manchester United, Jose Mourinho duket se i “harruan” të gjitha.

E takuan njëri-tjetrin në fillim të takimit, ndërsa kanë shkëmbyer duart ftohtësisht edhe në fund të tij. Në të dyja rastet ishte Mou ai që iu zgjati i pari dorën nga kolegu.  Madje mediat kanë publikuar edhe një moment gjatë ndeshjes kur portugezi i është drejtuar duke qeshur italianit duke i marrë edhe atij një buzëqeshje.

Nuk dihet çfarë i tha Mou-Contes, por gjithçka ndodhi kur kamera fokusoi edhe Matic, lojtar që u largua nga “Blutë e Londrës” për te “Djajtë e Kuq” dhe që Conte është kritikuar shpesh që e la atë të largohet. Pajtim? Mediat britanike thonë jo, por dy trajnerët kanë dashur të tregojnë se janë xhentëllmenë në fushë. 

“Djajtë e kuq” fituan 2-1 sfidën e luajtur në “Old Trafford” megjithëse ishin “blutë” e Londrës ata që shënuan të parët.©LAPSI.al 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *