• |
ide | kryesore

Arta Marku me prokurorin e antimafias italiane, në kërkim të parave të krimit

Lajme, Të fundit



Në takimin që pati me Prokurorin Kombëtar të Antimafias në Itali, Federico Cafiero De Raho, Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku u fokusua në disa çështje që hetojnë të dy vendet, në Itali dhe në Shqipëri.

Marku kërkoi një përgjigje më të shpejtë nga Italia për një numër letër-porosish të dërguara për hetime të ndryshme dhe për t’i hapur rrugën ecurisë dhe përfundimit të tyre në Shqipëri.

“Hetimet janë të rëndësishme për të zbuluar origjinën e parave që përdoren nga grupet kriminale” thuhet në njoftimin për shtyp të Prokurorisë së Përgjithshme.

Z.Federico Cafiero De Raho tha se krimi nuk përdor më armët, por paranë duke u shtyrë në lidhje me ndërmjetës në shumë fusha të shoqërisë.

“Italisë, ka thënë De Raho,- i janë dashur dhjetëra vjet për të zbuluar funksionimin e grupeve mafioze, siç ka qenë rasti i organizatës mafioze “Ndragheta”.

Prokurori i Përgjithshëm Arta Marku theksoi gjithashtu se pavarësisht se strukturat janë të përkohshme deri në krijimin e SPAK-ut, puna nuk do të rreshtë për hetimin e krimit dhe korrupsionit.

Znj.Marku shtoi se prokuroria është e angazhuar në çdo kohë për të zhvilluar hetimet mbi veprimtaritë kriminale dhe se marrëveshja italo-shqiptare mes prokurorive e vitit 2014, duhet rinovuar për të përfshirë aspekte të ndryshme dhe njëherit të përcaktohen bashkarisht pikat e kontaktit për shkëmbyer informacionet.

“Vlerësojmë shumë hetimet e përbashkëta me autoritetet italiane, për ekstradimet si dhe ndihmë ligjore. E dimë që është një punë e vështirë, pasi siç theksoi z. Federico Cafiero De Raho, Italia mundi të zbulojë aftësitë e veprimit të krimit pas disa dhjetëvjeçarësh në përballje me organizatat krininale”-shtoi Marku.

Në takim ka qenë edhe drejtuesi i Prokurorisë për Krime të Rënda, Besim Hajdarmataj i cili përmendi ekzistencën e materialeve të përgatitura për t’u shtruar në bisedime me palën italiane, siç është vepruar në shumë raste, me prokuroritë në Bari, Ankona, Leçe.



2 Comments

  1. art muti kjo,parat i shef tek kullat e fidell yllit,vangjush dakos ,balilit,linda edvin,rames,kazinot e olsi dhe gregor rames.kjo kerkon ne hen kur e ka para syve krimin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *