• |
ide | kryesore

Basha pas bisedës me Hahn: I kërkova që negociatat…

Lajme, Të fundit



Lulzim Basha deklaroi se komisionerit Johannes Hahn i shprehu mbështetjen e plotë për hapjen e negociatave, madje edhe pse vendi ka probleme të mëdha nga keqqeverisja, e nxiti për të ndikuar për një rekomandim pozitiv nga Komision Europian.

Sipas Bashës, hapja e negociatave do të ndikojë pozitivisht në monitorimin e nivelit të demokracisë, respektimit të të drejtave të njeriut dhe të cilësisë së qeverisjes në Shqipëri.

POSTIMI I LULZIM BASHëS: 

I shpreha Komisionerit Hahn mbështetjen e plotë për hapjen e negociatave dhe e nxita për të ndikuar për një rekomandim pozitiv nga Komisioni. Theksova se pavarësisht problemeve të keqqeverisjes në vend, shqiptarët aspirojnë për të qënë pjesë e BE dhe kanë përqafuar vlerat e BE.
Opozita mendon se hapja e negociatave do të ofrojë një mekanizëm të fortë dhe të pavarur për monitorimin e nivelit të demokracisë, respektimin e të drejtave të njeriut dhe të cilësisë së qeverisjes në Shqipëri.
E sigurova Komisionerin për vazhdimin e angazhimit pa kompromis të opozitës për luftën kundër krimit, kundër korrupsionit, zbatimit në mënyrë kushtetuese dhe të paanshme të reformës në drejtësi dhe plotësimin e kritereve të tjera për hapjen e negociatave.
Gjithashtu theksova se ne jemi të vetëdijshem se vendet anëtare të BE kërkojnë prova dhe rezultate konkrete dhe PD do të luajë rol te rëndësishëm për arritjen e tyre.



1 Comment

  1. Ndoshta nuk e besoni (dhe une vete u habita) ,une titullin e lajmit e lexova: “Rama pas bisedes me Han, i kerkova………. etj etj , çudi apo ??? Si mendoni ju ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *