• |
ide | kryesore

Berisha tregon si konfirmoi informacionin për Artur Meçollarin 

Lajme



Sali Berisha tha mbrëmjen e sotme se informacioni për Artur Mecollarin, se vepron në interesa të shteteve të tjera, është konfirmuar nga gjeneralë madhorë të FA-së dhe në mënyrë indirekte e ka konfirmuar edhe Ministria e Mbrojtjes sot, kur tha se është larguar nga FA për proçedurë.

Berisha ndërhyri përmes linjës telefonike në emisionin “Studio e Hapur” në News 24, ku po debatohej mbi grupin negociator, mes të cilëve është edhe Artur Meçollari.

Berisha tha se Meçollari është larguar në vitin 2012 dhe nuk është drejtuar asnjë gjykate.

“Nuk më lejohet mua të bëj publik se i kujt shërbimi ka qenë spiun, por mund të them se lëvizja në atë kohë ishte me urdhër të Prokurorisë. Do i kërkoj Komisionit të Sigurisë të investigojë plotësisht akuzën”, tha Berisha, duke iu përgjigjur pyetjeve të të pranishmëve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *