• |
ide | kryesore

Debati/ Xhafaj: Ki durim Lulzim, do e shohësh rezultatin, Basha: Lëri dërdëllimat, bëj Vetingun si ministër!

Lajme, Të fundit



Seanca e sotme plenare ka patur përplasje ne debat mes kreut të PD-së Lulzim Basha dhe ministrit të brendshëm Fatmir Xhafaj. Basha i ka kërkuar maxhorancës të miratojë amendamentin e opozitës për t’i shtuar ligjit të vettingut në polici edhe Vettingun ndaj ministrit. Ndërsa Xhafaj i ka kërkuar të mos etiketojë 10 mijë policë. Ai ka sfiduar opozitën, duke i propozuar të sjellë ligjin në parlament se do ta votojë.

Mua dhe të gjithë njerëzve të angazhuar në këtë betejë na mbetet të themi le t’ia lëmë kohës dhe ta shohim çdo ndodhë. Duhet të tregoheni të ndershëm kur merrni përsipër të bëni deklarata të kësaj natyre. Policia ka probleme padyshim, kjo është arsyeja që ne kërkojmë vettingun. Policia ka pasur probleme, të akumuluara në vite që duhen trajtuar me kujdes si domosdoshmëri për të pasur një organizatë me eficencë. Po ju nuk mund të etiketoni 10 mijë policë. Duhet të jeni fair edhe me atë çfarë keni bërë. Ajo që po bëjmë është po ia nënshtrojmë një analize të thellë gjithë këto dukuri dhe kemi gjetur një instrument të rëndësishëm që do ta bëjë këtë skanim për pastrimin e tyre dhe promovimin e njerëzve me dinjitet e integritet dhe profesionistë. Nuk është një shpikje shqiptare…Unë nuk i lëviz asnjë presje asaj që kam thënë, është një gjë shumë e mirë, thjesht duhet ndryshim kushtetute, merre iniciativën, merre, për sa i përket çështjeve, ki durim, duhet të kesh më shumë durim, që të presësh, edhe për atë që ke kohë që flet, për SPAK, BK, edhe aty duhet bërë ndryshim që procesi të nisë së pari nga mua dhe nga ty, përfshirë familjet tona, rrethin familjar, pasuritë tona. Do e marr unë iniciativën shumë shpejt, do e shohësh rezultatin, ki durim zoti Lulzim”, – tha Xhafaj.

Nga ana tjetër kreu i PD-së Lulzim Basha tha se opozita nuk impresionohet nga sjellja e tij.

Fatmir unë e kuptoj që shkollën e ke bërë në kohën e komunizmit. Hetues ke qenë por sot harroje se mund të impresionosh mua apo opozitën duke u sjellë si hetues i komunizmit. Harroje! Lëri dërdëllimat këtu, këtu në ligj fut vettingun e ministrit. Mos na bëj si gardian i Kushtetutës. Ti ke ndryshuar kodin e procedurës penale që yt vëlla të mos ekstradohet. Eja këtu dhe jep përgjigje. Por s’ke si të japësh përgjigje se je vendosur aty si Tahiri, me cen që të kontrollojë kapobanda. Edhe ti e kontrollon kapobandën, të gjithë e dinë se ca materialesh kompromentuese ke për të. A ka shqiptarë të besojë që kështu do luftohet mafia duke vënë figurat kryesore të mafies për të bërë vettingun e policisë? Mos u skuq e mos u zverdh, prano amendamentin e opozitës sot. Pasuria ime dhe e familjes sime është e verifikuar. Hiq dorë nga metodat e sigurimit të shtetit”, – iu përgjigj Basha.

Ndërkohë, më herët, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka takuar Komisionerin për Zgjerimin, Johannes Hahn të cilit i shprehu mbështetjen e plotë të opozitës për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian. Ne njoftimin për shtyp të PD, thuhet se kreu i opozitës e nxiti Komisionerin për të ndikuar për një rekomandim pozitiv nga Komisioni.

 



8 Comments

    1. Hajde se berishes edhe i justifikohet tek e fundit se mosha ben te veten po ky Basha eshte edhe i ri mor burre kaq shpejt e la memoria

    2. Nuk kisha dyshim une qe do e kundershtonte ky djaloshi Sales. O zoteri ishe minister i brendshem dhe jo vetem qe nuk bere vettingun po e degradove policine ne ate gjendje saqe vrau 4 veta ne 21 janar. te gjithe e dime pse nuk e do ti vettingun

  1. Ore ky ose nuk do ose nuk di ta shohi te verteten ne sy. Po ta tha vet more fillojeni nga mua vettingun po te doni. Hajde mendje hajde

  2. Ore pse nuk e do opozita vettingun ne polici e keni menduar ndonjeher? Nuk e do sepse pas policise do filloj politika dhe aty do ta haj gjysh Sala me 2 djemt e tij Xenin dhe Bashen ndaj e kundershtojn sot. Aty i dhemb kallua ktyre se aty do ju vij fundi por nuk e dine qe popullit i ka ardhur ne maj te hundes me Salen Bashen dhe xenin qe e rropen Shqiperine dhe Shqipetaret

  3. Nuk besoj se deri me tani ka politikan ne Shqiperi qe ka derrdellitur me shume se ty o Lol karafili.
    me perjashtim te nje komentuesi me emrin ari i cili per fatkeqsine e tij eshte me diagnoze Oligofren dhe nuk di te flase mire shqip se ka lindur diku ne nje fshat te humbur te Kosoves.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *