• |
ide | kryesore

Del ekspertiza/ Çfarë e shkaktoi aksidentin me 4 viktima në Velipojë

Lajme, Të fundit



Janë zbuluar detaje nga raporti që kanë hartuar ekspertët e grupit hetimor mbi aksidentin e një jave më parë në aksin Shkodër – Velipojë ku humbi jetën Edmond Preka dhe 3 fëmijët e tij të mitur, 2 vajza dhe një djalë. Nga drafti që kanë dorëzuar ekspertët në prokurori shkruhet se përplasja e mjetit Alfa Romeo ku ndodhej familja Preka me atë Mercedes Benz ku udhëtonin 2 persona të tjerë ka qenë ballore dhe të dyja mjetet me mbi 100 km/orë.

“Asnjë nga drejtuesit dhe pasagjeret e mjeteve qe udhëtonin ne Alfa Romeo dhe në fuoristradën “Mercedes Benz” nuk kishin vendosur rripin e sigurimit. Nëse do të kishin pasur rripin nuk do të kishte pasur këtë bilanc tragjik ai aksident. Mjeti “Alfa” udhëtonte nga Velipoja drejt sektorit ndërsa fuoristrada nga Shkodra drejt Velipojës”, – thotë ekspertiza.

Shkak i aksidentit dyshohet se ka qenë një shpërqendrim i momentit i drejtuesit të mjetit Alfa Romeo. Ky mjet ka dalë nga korsia e tij dhe ka goditur fuoristraden, e cila më pas ka përfunduar mbi bordurën mbrojtëse të rrugës. ©LAPSI.al



1 Comment

  1. Ju vjen turp qe thoni del ekspertiza e ja cfare e shkaktoi aksidentin ne titull, e ne permbajtje s’thoni asgje?! Keni seder apo komplet pa shtylle kurrizore si vemje?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *