• |
ide | kryesore

Digjet makina e Konsullatës së Shqipërisë në Greqi, i vihet bombë artizanale

Lajme, Të fundit



Digjet pas mesnate makina e Konsullatës së Përgjithshme të Shqipërisë në Greqi. Sipas mediave greke makina ka shpërthyer me bombë artizanale, në kohën që ishte e parkuar para Konsullatës, në rrugën Psara në Touba, Selanik.

Ngjarja është shënuar rreth orës 02:30, ndërsa nga zjarri është shkatërruar automjeti. Pas alarmit në vend mberritën 8 zjarrfikës me 2 automjete që shuan flakët. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *