• |
ide | kryesore

Ekzekutori i biznesmenit në bllok ishte arrestuar para 6 vitesh për tentativë vrasjeje

Lajme, Të fundit



Denis Demiri, 43 vjeçari që u arrestuar sot si ekzekutor i Memli Begallës nuk është një emër i panjohur për policinë. Ai njihej edhe me emrin Alban Demiri dhe rezulton person me precedentë penalë për vrasje të mbetur në tentativë, vjedhje me armë dhe armëmbajtje pa leje. Sipas të dhënave, Demiri është arrestuar më 1 prill të vitit 2012 pranë Maternitetit të Ri tek zona e “Brrylit” në Tiranë teksa përgatitej të kryente një tjetër vrasje.

Ndërkohë, sipas deklaratës së drejtorit të policisë së Tiranës sot, rezulton se shtetasi Denis Demiri ka kryer ekzekutimin e biznesmenit Begalla në zonën e ish-bllokut. Dyshohet se pista kryesore ku janë fokusuar hetimet është ajo e borxheve që nuk kishte shlyer viktima. Për arsye hetimore, nuk mund të bëjmë me dije të dhëna të tjera në lidhje me mekanizmin apo rolet si dhe përfshirjen e personave të tjerë në këtë ngjarje.

 



1 Comment

  1. rama me qellim i leshon nga burgu te eliminoj kundershtaret qoft nga biznesi,qoft nga droga ose politik.kush mut njeri ne tru i beson rames veting ne polici kur para 5 vite zgjodhi kokerr per kokerr ter kriminelet polic.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *