• |
ide | kryesore

Gazsjellësi TAP nuk mund të shfrytëzohet në Shqipëri për mungesë rrjeti

Lajme, Të fundit
vodhen-nafte-nga-makinat-e-tap-kater-persona-ne-pranga-640x330_1496819632-6950957.jpg



Shfrytëzimi i gazit që do të kalojë në Shqipëri përmes gazsjellësit TAP nuk do të mund të shfrytëzohet menjëherë nga vendi ynë. Qeveria ka miratuar një strategji për ngritjen e një rrjeti vendas të shpërndarjes, por kjo kërkon do të kërkojë kohë dhe rreth 300 milionë Euro fonde, gjë e cila nuk do të thotë se ky burim energjie mund të përdoret menjëherë për nevojat e vendit.

Në planin e qeverisë për zhvillimin e sektorit të gazit natyror në Shqipëri dhe identifikimin e projekteve prioritare, nënvizohet fakti se shpërndarja e gazit natyror brenda vendit nuk mund të pritet të ndodhë përpara vitit 2020.

Ky madje është një afat optimist, pasi në të vërtetë as fondet dhe as mënyra e ngritjes së rrjetit të gazit në Shqipëri nuk janë siguruar. Qeveria ka parashikuar ndërtimin e tre linjave kryesore të transmetimit. Koha për të ndërtuar është e shkurtër, deri në tre vjet, dhe shuma që kërkohet është 185 milionë Euro, ndërsa për shpërndarjen duhen 110 milionë Euro të tjera.

Për momentin është ngritur si njësi vetëm kompania publike që do merret me administrimin e rrjetit të gazit. Sasitë e para te gazi do të kalojnë përmes tubacionit të TAP nga Azerbaxhani drejt Evropës në 2020-ën, por Shqipëria nuk pritet të jetë nga përfitueset e para.



3 Comments

    1. Artikull pa interes.harojne se ne cdo vend ndertohet nga privati. edhe shteti vjele taksa. Po pse sthuhet se me ndertimin e rjetit do hapen mbi 1000 vende pune? Lapsi si kodra pas bregut

  1. Artikull pa interes.harojne se ne cdo vend ndertohet nga privati. edhe shteti vjele taksa. Po pse sthuhet se me ndertimin e rjetit do hapen mbi 1000 vende pune? Lapsi si kodra pas bregut

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *