• |
ide | kryesore

Gjiknuri del nga Krimet e Rënda, tregohet i rezervuar për mediat

Lajme, Të fundit



Ministri i Energjitikës dhe Transporteve, Damian Gjiknuri ka përfunduar dëshminë e tij në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, lidhur me hetimet për rrugën Tiranë-Elbasan. Gjiknuri nuk ka folur gjatë për mediat, duke thënë thjesht se s’kishte asgjë më shumë për të shtuar veç atyre që kishte thënë përmes raportit të auditit.

I pyetur “a ka zyrtarë të tjerë nën hetim për akuzën e abuzimit me rrugën Tiranë-Elbasan”, ai zgjodhi të mos japë një përgjigje konkrete: “Unë nuk jam për të bërë hetime”.

Kallëzimi në Prokurori për këtë dosje është bërë pikërisht nga ministri Gjiknuri, ndërsa janë arrestuar ish-drejtorët e ARRSH-së, Andi Toma dhe Dashamir Xhiku. Në pyetje janë marrë gjithashtu ish-ministrat Edmond Haxhinasto dhe Sokol Dervishaj. Organi i akuzës dyshon se zyrtarë dhe ish zyrtarë të ARRSH-së, kanë kryer korrupsion  duke urdhëruar 12 ndryshime të kontratës fillestare mbi të cilën do të ndërtohej aksi Tiranë-Elbasan.

©LAPSI.al 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *