• |
ide | kryesore

Kapen ekzekutorët e biznesmenit në Bllok, prangosen dy personat e përfshirë në vrasje (Emrat)

Lajme, Të fundit



Policia ka bërë me dije se ka identifikuar dhe arrestuar autorët e ekzekutimit të biznesmenit Memli Begalla në ish-bllok. Denis Demiri është emri i personit që ka ekzekutuar Begallën. Ndërkohë, gjatë deklaratës për mediat, drejtori i policisë së Tiranës është shprehur se bashkë me të është ndaluar edhe Ardian Serezi, 49 vjeç, si person i përfshirë në krim.

Demiri është arrestuar mëngjesi ne sotëm gjatë një operacioni të koduar ‘Triss’. Dyshohet se pista kryesore ku janë fokusuar hetimet është ajo e borxheve që nuk kishte shlyer viktima.

Në cilësinë e provës materiale policia ka sekuestruar një automjet me targa të huaja, me të cilin autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes. Gjithashtu është sekuestruar edhe një automjet në pronësi të shtetasit Denis Demiri, si dhe 9 telefona celularë.

 



3 Comments

  1. Polici dhe prokurori leshi…. Nuk i lejne cunat rehat ne pune te tyre po shkojne e i arrestojne.
    Kish lezet ne kohe te berishes o vlla. Beje krime e ste kapte njeri e shifje punen tate…
    He mo Ari fol, se lane nam keta policet dhe prokuroret e sotem…

  2. Bravo Policise.
    Nuk kisha shum besim se do mund te kapeshin keta vrases.. por tani po me mbushet mendja se kur keta te policise duan…… e bejne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *