• |
ide | kryesore

‘Ligji do godasë majtas-djathtas’, PD-Xhafajt: Ku e ke Tahirin, ringjalle edhe një herë fantazmat e komunizmit

Lajme, Të fundit



E menjëhershme ka qene përgjigja e PD-së, pas fjalës së ministrit xhafaj, i cili u shpreh se do të goditen nga ligji politikanët, si të majta ashtu edhe të djathtë.

Enkelejd Alibeaj, teksa mori fjalën pas tij, i dha përgjigje këtyre deklaratave, duke u shprehur se

Ca ke bërë për 20 familjet kriminale, 4 klanet mafioze, ca ke brë ku janë, meqë the për imunitetin që s’do bëhej asnjë diskriminim për majtas apo djathtas, ca qëndrimi mbajte ti për Tahirin? Ky është rasti për të treguar sa i mallëngjyer je për Vettingun në polici. Po more po, duhet bërë vetingu po kush ta bëjë, Rama arkitekti i kësaj katrahure? Tahiri? Ku e keni sot, i pari që duhet të kishte kaluar vetingun. Ta bësh ti? Ti që krijove katrahurën e vetingut gjyqësor, ringjalle edhe një herë fantazmat e komunizmit. Je ministër, ke marrë angazhim do duhet të japësh llogari edhe për historinë e tët vëllai. Po ti, pse mos ta kalosh Vettingun, do të të jepte legjitimitet politik? Jeni marrë peng në bagazhin e makinës Audi me targa AA 003 GB (makina e Tahirit qe ia shiti Habilajve)”, – tha Alibeaj.

 



4 Comments

  1. Vallaj une e kuptoj kte enkelejdin se kshu eshte politika ne Shqiperi se shpesh here duhet ti lepihesh kryetarit dhe te flasesh cfare do kryetari po jo ne kete lloj fare feje vallaj sa te behesh gaz i botes?

  2. Aha edhe kti Alibeajt i paska ngec refreni me duket mua. Kisha respekt per kte po vallaj po me kto qe po thot duket qe eshte i imponuar nga kryetaret e partise, frika e kryetareve percillet edhe te filizat qe i nxjerrin per ti mbrojtur. Si u katandis kshu kjo PD mor aman, pa pike ideje.

  3. “Vallahi” mund të bësh edhe njëqind komente me emra të ndryshëm, por meresh vesh se je këlysh komunisti

  4. Pse mundohesh te mashtrosh nepermjet emrit “ari”?
    Ai ne injorancen e tij eshte aq autentik saqe nuk mund te imitohet nga askush…………ndoshta, ndoshta, nga ndonje i lindur dhe edukuar thelle ne malsite diku andej nga Vicidoli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *