• |
ide | kryesore

Marrëveshja e detit me Greqinë/ “Meçollari cënon sigurinë kombëtare si negociator”

Lajme, Të fundit



Pas denoncimit të Sali Berishës, se eksperti detar Artur Meçollari, pjesë e negociatorëve shqiptarë për marrëveshjen e detit me Greqinë, është spiun i agjenturave të huaja, edhe koloneli Ylli Zyla, ish-drejtor i Shërbimit Informativ të Ushtisë, shprehet se Meçollari cënon sigurinë kombëtare me praninë e tij në delegacion.

“Në cilësinë e ish-drejtorit të SHIU mund t’iu them se emri në fjalë është i papërshtatshëm në grupin e negociatorëve për marrëveshjen e detit me Greqinë. Etika profesionale nuk më lejon të them më tepër, por autoritetet dhe veçanërisht Presidenti i Republikës i ka të gjitha mundësitë të kuptojë papërshtatshmërinë e tij. Pjesëmarrja e tij në komision do të cenonte sigurinë kombëtare, pasi marrëvshje të tilla bëhen një herë në jetë dhe jo çdo ditë”, – u shpreh kolonel Ylli Zyla për Top Channel”.

Ndësa sipas Ministrisë së Jashtme, ushtaraku Artur Meçollari është rekomanduar si njohës shumë i mirë i çështjes, që ka kryer studime në fushën e të drejtës së detit dhe është i pajisur prej 10 vjetësh me certifikatë sigurie NATO Cosmic, që është niveli më i lartë.

Sali Berisha sot për Artur Meçollarin:

“Do ta denoncoj me ashpërsinë më të madhe vendosjen në krye në grup negocimi të një ish spiuni të Forcave të Armatosura, i larguar pas dokumentimeve të pakundërshtueshme të SHISH, të ushtrisë dhe të dhënat e tjera, i larguar me vendim të prokurorisë së përgjithshme dhe që ky agjent, ky spiun, Artur Mecollari, diçka e kësaj natyre siç ka të drejtë çdo shtetas që akuzohet më të padrejtë, nuk i është drejtuar gjykatës se faktet kanë qenë katastrofale. Ai ka zgjedhur rrugën e xhepit apo influencës apo vendin tjetër që merrte rrogën, për tu rikthyer në funksione nevralgjike të shtetit shqiptar, nëse lexoni deklaratat e zëdhënësit te Edi Ramës, Ditëzi Bushatit se ne nuk kemi zhvilluar diskutime teknike, por politiko-diplomatike dhe prapa këtij nxjerr kokën në Korçë ku u diskutua 13 orë për marrëveshjen e detit, pikërisht njeriu i larguar nga FA për lidhje agjenturore me shërbimet e huaja. Ky përben një superskandal se jam i sigurt që marrëveshja është bazuar ne hartat dhe vizatimet e këtij spiuni qe nuk ka interesa kombëtare, por vetëm interesa te vendit që i shërben” – u shpreh Berisha.

©Lapsi.al 



5 Comments

    1. i pa emer-fazlliqi e qiu ne byth edi ramen dhe ky si metes nuk i kerkoi bllokun por pallen ne lalz.e kuptoe dallimin.se paku berisha nuk ka puthur si rama e meta asnji kar presidenti serb ,kurse rama te tadiq,vuqiq,nikoliq,daqiq,vuqiq e bregoviq.ja nxen rames ter at ngjal te metes dy metra ne lalez e lere kater palla serbe.

  1. Reagimi jo i zakonshem i Sali Karagjiqit te ben te kuptosh qe po i djeg ndaj dhe po mer masa qe kur te dale i dhjere nga marveshja perfundimtare te fajsoje te tjeret se ai e di qe ari ha cdo ngjale qe ai ia fut

  2. Po te biesh ndesh me interesat e berishes behesh atutomatikisht tradhrar. Si dikur qe dilje armik i partis se ashtu i pelqente dulles.

  3. Nje pyetja kam per prokurorine: Kur ish presidenti e ish kryeministri paska dijeni per nje spiun te agjenturave te huaj a eshte e denueshme qe ky fuksionar nuk ka mare masat e duhura ligjore ku cenohet siguria kombetare?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *