• |
ide | kryesore

Ministrja e Drejtësisë: Mos zvarritni dosjet e legalizimeve, do ketë pushime nga puna dhe ndjekje penale

Lajme, Të fundit



Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, gjatë një inspektimi në zyrat vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe ALUIZNIT të qytetit të Beratit, paralajmëroi punonjësit se në rast denoncimesh për korrupsion, ata do të pushohen nga puna dhe do të dërgohen për ndjekje penale.

Ministrja Gjonaj u shoqërua në këtë inspektim nga Zëvendëskryeministrja Senida Mesi, në kuadër të mbledhjes së Këshillit të Ministrave në qytetin e Beratit. Sipas ministres së Drejtësisë, institucionet e ZRPP-së dhe ALUIZN-it duhet të trajtojnë me përparësi dhe kërkesat që vijnë nga organet e veting-ut për gjyqtarët dhe prokurorët.

Në kuadër të jetësimit të Reformës në Drejtësi dhe procesit të Vetting-ut nuk do të tolerohet asnjë vonesë për informacionin e kërkuar nga organet e Vetting-ut apo rivlerësimit kalimtar, kombëtar apo ndërkombëtar në këto zyra. Për çdo rast abuzimi në kurriz të qytetarëve apo akt korruptiv të konstatuar, do të ndërmerren menjëherë masa disiplinore, si dhe do të referohet kallëzim penal në Prokurori për çdo punonjës apo drejtues sa herë të ketë indicie për konsumim të veprës penale”, – ka thënë ministrja Gjonaj.



4 Comments

  1. Vendosni afate mos Znj. ministre per cdo legalizim dhe ndeshkoni vonesat se behen qellimisht per te marre pare korrupsioni.Do e shtoje apo jo fondin e antiquareve Lamja,ato duan shume leke per tu blere.

    1. Une di te them qe isha ne hipotek edhe me zgjidhen ata cunat edhe gocat pa kokerr leku. Me vjen mire qe po ndryshon kjo gjendje

    2. Frika e rruan vreshtin themi ne Shqiptaret. Kto daljet ne teren jan deshira per te punuar sa tju behet kulture puna edhe punonjesve dhe mos te kerkojn me favore ne kembim por te bejn punen e shtetit

  2. pamja tipike e punonjesve te administrates, kur flet shefi koka ulur se po e ngrite e po ju ktheve…te pret suksesi ne jete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *