• |
ide | kryesore

Rita Ora zbulon origjinën e vërtetë , jo nga Kosova

Paparazzi, Slider



Këngëtarja e njohur Rita Ora njihet si një këngëtare me origjinë nga Kosova, por në fakt origjina e vjetër i përket Shqipërisë. Ajo është nga qyteti i Shkodrës. Këtë detaj e ka zbuluar gjyshi i saj Kopi Kyçyku në një intervistë për Shqiptarja.com ai ka pohuar se familja Sahatçiu është larguar nga shkodra rreth 1 shekull më parë.

“Familja Sahatçiu nuk është nga Kosova me origjinë por nga familja Kazazi e Shkodrës. Më shumë se 100 vjet më parë ata shkuan përtej Drinit dhe mbetën andej. Kur u ndanë tokat e Shqipërisë më 1913-n, ata mbetën përfundimisht jashtë kufirit. Pra, i shkëputën lidhjet me Shkodrën përfundimisht dhe më pas shkuan në Prishtinë, ku ushtruan zejen e orëndreqësit që në atë kohë përdorej turqisht Sahatçiu. Tani Rita Ora e ka bërë mbiemrin në shqip”.- ka treguar ai.



1 Comment

  1. “Rita Ora zbulon…” dhe “gjyshi i saj Kopi Kyçyku në një intervistë për Shqiptarja.com ai ka pohuar…”. Keto vijne ne kundershti o analfabete “gazetare”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *