Disa lëkundje tërmeti janë ndjerë rreth gjysëm ore më parë në Lezhë dhe në Tiranë.
Qëndra sizmologjike europiane njofton se tërmeti ka qenë me magnitudë 4 ballë dhe epiqendra ka qenë 6 kilometra nga qyteti i Lezhës.
Lëkundjet, edhe pse me intensitet më të dobët, janë ndjerë edhe në Tiranë. Paraprakisht nga tërmeti me thellësi 5 kilometra nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme materiale.
