• |
ide | kryesore

“Shpëtuam ne, u kapën të tjerë”, përgjimi i vrasësit të dyshuar të Memli Begallës

Lajme, Të fundit



Denis (Alban) Demiri u arrestua si vrasësi me pagesë që ekzekutoi Memli Begallën në zonën e ish bllokut në Tiranë me një pistoletë me silenciator. Dyshohet se Demiri u pagua nga personat që i kishte borxh viktima.

Pas ngjarjes nga këqyrja e kamerave të sigurisë policia ka parë se autorët largohen me një mjet “BMË” të zezë. Mjeti është mbajtur nën vëzhgim. Më pas dy autorët janë parë të futen në një lokal ku pas largimit të tyre policia ka mundur të fiksojë shenjat e gishtave të cilat konfirmuan se Demiri është ekzekutori. Ndërsa Ardian Serezi e ka ndihmuar dhe akuzohet si bashkëpunëtor.

Mësohet se policia qëllimisht ka mbajtur të ndaluar disa prej personave që u ka pasur borxh viktima për të hequr vëmendjen e autorëve të vërtetë. Ata janë mbajtur në përgjim kur kanë folur me njeri-tjetrin, madje kur kanë thënë se “shpëtuam ne se u kapën të tjerë”.

Ekzekutori është kapur në banesën e tij në Kombinat. Demiri rezulton me precedentë më parë dhe ka qenë i arrestuar në 2012 në Tiranë. Në 2013 ka qenë i dyshuar për vjedhjen e njësisë bashkiake nr. 5 etj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *