• |
ide | kryesore

Ukrainë/ Arrestohet hakeri përgjegjës për qindra milion euro vjedhje

Planet
hakeri-1_1488649017-1869499.jpg



Ukraina njoftoi sot arrestimin e një hakeri të dyshuar si organizator i një rrjeti të krimit kibernetik botëror “Avalanche”, që kishte infektuar më shumë se një gjysmë milioni komjutera dhe kishte shkaktuar humbje prej disa qindra milionë euro.

“Organizatori i platformës kriminale ndërkombëtare “Avalanche” u arrestua dje në Kiev”,- njoftuan autoritetet ukrainase.

 

Një zëdhënës i policisë theksoi se personi i arrestuar quhej Guennadi Kapkanov. Ai do të transferohej sot në Poltava, ku një gjykatë do të vendosë për masat e marra kundër tij. Guennadi Kapkanov ishte arrestuar në nëntor 2016 në Ukrainë, para se një gjykatë të urdhëronte lirimin e tij. Ai u zhduk dhe një mandat-arresti ndërkombëtar u lëshua kundër tij.

Rrjeti botëror i krimit kibernetik “Avalanche” u shkatërrua në nëntor 2016 gjatë një operacioni të përbashkët të ndërmarrë nga policia e 28 vendeve në mbarë botën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *