• |
ide | kryesore

Xhafaj takon prokurorin italian të Antimafias: Bashkëpunim për të luftuar krimin e organizuar

Lajme, Të fundit



Prokurori Kombëtar italian i Antimafias, De Raho zhvilloi një takim me ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj. Ka qenë vet zoti Xhafaj ai që ka njoftuar për takimin, ndërsa në një mesazh në Twitter ai shkruan se kanë shkëmbyer përvoja në luftë kundër krimit të organizuar.

Sapo përfundova një takim shumë të dobishëm me mikun tim Prokurorin Kombëtar italian Antimafia dhe Antiterrorizëm, Federico Cafiero De Raho dhe bashkëpunëtorët e tij, që nga dje në Tiranë. Një diskutim shumë profesional dhe i frytshëm me një nga prokurorët më të njohur italian, me përvojë të shkëlqyer në luftë kundër krimit të organizuar me Prokurorin De Raho diskutuam çështje konkrete me shumë interes lidhur me bashkëpunimin dy palësh në luftë kundër krimit të organizuar transnacional, të sofistikuar e te fortë ekonomikisht, për goditjen e lidhjeve të tij korruptive dhe aseteve kriminale. Shkëmbim informacioni më të shpejtë, analiza dhe hetime të përbashkëta me skuadra mobile si dhe trajnime me Policinë shqiptare”, – shkruan Xhafaj.



4 Comments

  1. Kane filluar te na shikojn si vend bashkepunues dhe jo me vend trafikant. Kjo do te thot qe gjerat kane ndryshuar per Shqiperine.

  2. Nuk te ndihmojn kot keta italianet por shikojne qe ti po ben reforma, vendi ka ndryshuar edhe te japin ndihme.

  3. Ju ndjek nga televizori cdo dite , ktu ne Itali ka ndryshuar komplet klima kur flitet per shqiperine. Bravo Shqiperia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *