• |
ide | kryesore

Zbulohet emri i biznesmenit që stomatologia i mori 900 mijë €, ‘mikeshë’ edhe me Erion Braçen

Lajme, Të fundit



Të tjera detaje mësohen nga mashtrimi i Olesia Dukës, e cila mashtroi një biznesmen duke i marrë 900 mijë euro. Ndërkohë mësohet edhe emri i biznesmenit të mashtruar nga Duka. Sipas Report Tv, ai është Idlir Hoxha, biznesmen në qytetin e Durrësit, ku ka një pikë këmbimi valutor,

Duka arriti që të mashtronte Hoxhën duke i marrë 900 mijë euro. Prokuroria e Durrësit dje zbuloi skemën e mashtrimit të stomatologes 38-vjeçare, e cila iu merrte para biznesmenëve të ndryshëm, duke i gënjyer se kishte tetë klinika dentare dhe duhet të blinte aparatura e pajisje, ndërkohë që nuk i kthente më shumat e marra.

Stomatologia ka në fakt vetëm një klinikë në Tiranë, që është klinika e Stomatologjisë ‘Shendident’. Ka qenë biznesmeni Idlir Hoxha ai i cili ka bërë denoncimin kundrejt Dukës.
Ndërsa sot në policinë e Tiranës janë bërë edhe 6 denoncime të tjera për mashtrim nga 38-vjeçarja stomatologe.

Ndërkohë përpos daljeve në emisione televizive, Olesia duke kishte njohje edhe ne rangjet e politikës. Në datën 8 mars 2016 Erion Braçe, deputet i PS-së, shkruan në profilin e tij në Instragram:

“Me Olesia Duken @shendident dhe Fredi Kokoneshin ne Divjake;

Feste dhe dhurata per nenat e vetme dhe femijet e tyre per te uruar 8 Marsin!! I jemi mirnjohes Olesias, sipermarrjes se saj qe nxiti dhe mundesoi gjithcka ne nje dimension te ri e pergjegjesi te re sociale te sipermarrjes se saj Shendident!

Projekti vec nis sot!!”

Postimi i Braçes në 8 mars 2016



3 Comments

  1. Edhe tek Sudja fain e kishin te mashtruarit sipas avokatit te “dentistes,,i gjith populli ka qene nje rrjet kriminal qe pastronin parat te sudja

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *