• |
ide | kryesore

Aksident në Milot, njëra nga makinat, e ngarkuar me drogë

Lajme, Të fundit



Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Rrugën e Kombit, në afërsi të Milotit. Dy makina janë përplasur teksa kanë qenë duke lëvizur në të njëjtin drejtim, për shkak të prezencës së dëborës në rrugë e cila ka vështirësuar qarkullimin.

Por ajo që tërhoqi vëmendjen e policisë në vendin e ngjarjes ishte njëra prej makinave të aksidentuara, tip “Audi” ka qenë e ngarkuar me drogë. Droga është përhapur në rrugë pas goditjes së “Audit” nga pas prej një tjetër automjeti. Sasia e drogës nuk dihet ende, ndërsa policia pritet të bëjë peshimin e lëndës narkotike.

Nuk ka detaje për identitetin e drejtuesit të mjetit dhe personave të tjera që kane qenë në automjet. Mësohet se pas aksidentit drejtuesi i “Audi”-t është larguar nga vendi i ngjarjes, duke braktisur automjetin. Aksidenti solli edhe trafik të dendur në Milot, ku radha e automjeteve arriti deri në 3 km.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *