• |
ide | kryesore

Artan Hoxha: Shihni këtë VIDEO ku Berisha urdhëron kapjen ‘gjallë a vdekur’ të Haklajt

Lajme, Të fundit



Gazetari investigativ Artan Hoxha publikoi një video ku dëgjohet Sali Berisha që urdhëron truprojet e tij të marrin me patjetër Shkëlqim Haklajn, në mitingun në Tropojë, më 22 qershor 1997.

Sipas Artan Hoxhës, nuk u arrit të ‘rrëmbehej’ Haklaj, por fundi i tij do të vinte më 5 janar 1998, kur ai dhe kunati i tij u qëlluan për vdekje me breshëri automatiku në një pritë të ngritur në Qafën e Luzhës.

Sipas gazetarit investigativ, kjo vrasje nxiti një zinxhir vrasjesh, ku mbetën të vrarë dhjetëra djem dhe burra në Malësinë e Gjakovës. Asnjë nga këto krime nuk është zbardhur.

Artan Hoxha shkruan në Facebook se nëse prokuroria do të zbardhë kush fshihet pas krimeve në Tropojë, videoja më poshtë është prova e zanafillës së këtij seriali të përgjakshëm.

Ky reagim i gazetarit investigativ Artan Hoxha vjen pas përplasjes së djeshme me Sali Berishën në “Studio e Hapur”. Hoxha i bënte thirrje Berishës të mos e kërcënonte, ndërsa Berisha deklaroi se Hoxha mbron interesat e bandave në Shqipëri.

POSTIMI I ARTAN HOXHëS: 

Kush e nisi serialin e vrasjeve ne Tropoje?!!!!

Pas videos ku Sali Berisha shfaqej duke rregjistruar me diktofon ne reanimacionin e spitalit ushtarak, ish-truprojen e Azem Hajdarit, Zenel Neza, i vetmi i mbijetuar nga atentati i 12 shtatorit 1998, emisioni Xhungel, po sjell nje tjeter rregjistrim kete radhe edhe me te rende. Behet fjale per mitingun e fundit elektoral te presidentit ende ne detyre, Sali Berisha, para banoreve te Tropojes, me 22 qershor 1997.
Me qe jemi ne kohe rregjistrimesh dhe kur flitet per rregjistrime politikanesh apo shtetaresh te larte te implikuar ne krime shteterore.
Sali Berisha eshte rregjistruar nga stafi i tij duke kerkuar te rrembehet me patjeter, me forcen e armeve vellai i vogel i familjes Haklaj, Shkelqim Haklaj. Berisha i drejtohet stafit te truprojave te veta se e do patjeter me vete, “gjalle ose vdekur” Shkelqim Haklajn.
Ai nuk mundi ta “merrte” dot me vete ate dite qershori Shkelqim Haklajn pse e akuzonte se i kishte prishur mitingun. Por gjashte muaj me pas, me 5 janar 1998, Shkelqim Haklaj dhe Artur Demiri(Kunati i Fatmir Haklajt) u gjeten te masakruar ne automjetin e tyre ndersa ktheheshin nga qyteti i Krumes. Vrasesit, nje grup i madh personazh, qelluan drejt tyre me bresheri te tera armesh gjate nje prite te ngritur ne Qafen e Luzhes.
Kjo ishte vrasja e pare pas 1997-es qe i vuri flaken Tropojes dhe nisi konfliktin e pergjakshem ku mbeten te vrare dhjetera djem dhe burra ne Malesine e Gjakoves.
Asnje nga keto krime te pergjakshme, me mina te telekomanduara, snajpere dhe komando nuk eshte zbardhur kurre.
Nxitesi, organizatori dhe perfituesi direkt i ketij bilanci tragjik te vraresh, kullash te djegura, madje deri dhe varresh te dhunuara ne Tropoje, ishte vetem nje emer.
Nese prokuroria shqiptare, ka ndermend te zbardhe ndonjehere kush fshihet pas krimeve ne Tropoje, ja ku e ka nje prove te re nga ku duhet te nise zanafilla e hetimeve per serialin e pergjakshem.

Pjesa me poshte, ku Sali Berisha komunikon me truprojat e veta eshte shkeputur nga emisioni Xhungel, “Dosja Tropoja”, pjesa e katert, transmetuar per here te pare ne 3 dhjetor 2007



11 Comments

  1. nji montazh i babait te artan enver hogjes stalin edvin rama,fjal te shkeputura e te lidhura siq dijn qelbesirat e qenefit negjmije.ky derrkuc gazetar qe u qet ne prit feshmitaret duhet bertet si haklajt likkuiduar se bashku me ramen,ruqin,xhafn etj komunist flliqan stalini.

    1. Sa here te lexoj jam i bindur qe je militant socialist qe kerkon te “tallet” me demokratet. Nuk ka njeri serioz qe shkruan si ty.

  2. artan hoxha gazetar per te gjitha ceshtjet qofte politike, ushtarake, policore ,sportive e te tjera mbrockulla qe flete ky palio gazetare qe vetem gazetar nuke eshte por kazan medje i qeverise i hapur fare pro qeveris, peshtir me vjene kur degjoj apo shikoj kete paljo gazetar

  3. Kishim nje Mero Gelbaza u bene dy tani, u shtua dhe Artan Hoxha. Suksese Tani se keshtu do behesh i besuar si Mero Gelbaza.

  4. Ne shtet normal,me kete video, Artan Hoxha vete koker plumbi,direkt e ne burg.
    Le te hape Kodin Penal dhe t’i lexoje te nenet,qe nga shpifja,nxitja e urrejtjes deri tek cenimi i sigurise kombetare.

  5. I paska nxjerr çakejt ne sulm sala nëpër portale. Hahaha, o çakej, ju ndoshta nuk jeni shqiptare edhe pse “shkruani shqip” ju jeni Serbe te UDB, shoke misioni. Ku shkruani c’te doni, Sala hyn ne burg si njeriu me anti-shqiptare ne 1000 vitet e fundit!

  6. ate gjoja video e perdoren zagaret socialiste kur erdhen ne pushtet ne 97 e gjithnje me pas. Kishin ne dore cdo gje por asnje here nuk arriten ta paraqisnin si prove megjithse qeni Fatos Klosi u lodh shume per ta implikuar Berishen. Sollen edhe prokurore te juaj po nuk arriten gje per 8 vite ne pushtet. Tani ka dale ky koke tuli si zagar e ri e po na zbuloka te verteten sic ja servirin sigurimsat e kuq. lehsit ripjerdhes jane sulur te ulurinje se bene nje zbulim te madh

  7. Sa per sqarim meqe e di mire historine e asaj familje, Shkelqimi nuk ka qene vellai I vogel port I treti. Pas tij per moshe vinte Fatmiri dhe Ylli ishte me I vogli.

  8. Vetëm idiotët apo trushpëlarët nga propogandat e enveristëve mund të besojnë se Berisha paska qenë ai që ka nxitur vrasjet në Tropojë.
    Cilido që ka qoftë edhe një mendje normale bile edhe nën mesataren , e kupton se më pak i interesuari që në vendlindjen e tij të kishte vëllavrasje ishte intelektuali i shquar e demokrati tropojan Berisha.
    Më shumë se kujtdo këto vrasje ju interesonin për të diskretituar Berishën e në tërësi ato krahina të veriut që ju kundërvunë me armë komunistëve, ish këlyshët e Kapove, Bilo Klosëve apo ish sigurimsëve.
    Na qenka pikërisht “gazetari investigativ” që e shet veten si kompetent e që haptazi e deklaronte se kishte lidhje të forta me policinë e Tahirit, që të denoncojë Berishën si “vrasës”.
    Si ky, ashtu edhe Andi Bushati, kur u tentua të bëhej grusht shteti me përmbysjen e qeverisë Berisha me dhunë, u akuzuan prej tij se ishin pjesë aktive e atij komplloti.
    U strukën të dy nga frika e nuk u ndjenë një kohë të gjatë se mos drejtësia do ti vinte para përgjegjësisë si pjesë e krimit politik..
    Kur Berisha e bëri ligj të mbrendshëm në PD, që gazetarët nuk do të trazoheshin e do të gëzonin imunitetin e tyre, që të dy ndonëse bënin sikur e demaskonin Ramën të cilit i shërbyen me zell në 2011-tën, filluan të “trimërohen” që ta shprehnin hapur “urrejtjen e tyre kllasore komuniste”, ndaj Berishës.
    Nese kjo histori do të kufizohej vetëm me këta dy gazetare, as ja vlente të merej dikush.
    Por paradoksi më i madh i mediave të sotëshme dukshëm të kapura nga Rama, është se ato thërrasin ca sharllatanë të kallëpit Baze, Fatos Klosi apo Spartak Ngjela, si përpunues të opinionit publik shqiptar.
    I del e i tepron fëlliqësisë së ashtuquajturës “rilindje” të Ramës, qoftë edhe Tualet Balla e përse duhet të thirren në “ndihme” këta kufoma të komunizmit për të sulmuar opozitën demokratike e Berishën ?

  9. Mjerr ju qe merreni me shpirtra mafiozesh te vdekur.Really,ju nuk dini abc dhe prisni qe shqiptaret te rrine akoma dhe 50 vjet te tjera.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *